Formula 1

PAS DËSHTIMIT NË AUSTRALI/ Ferrari “ngre kokën” në Bahrein, dominon provat e lira (FOTO)

Pasi bëri një debutim për t’u harruar në garën e parë sezonale në Melbourne, Ferrari ngriti kokën në ditën e provave të lira, në prag të Çmimit të Madh të Bahreinit.

Dy pilotët e “kokëkuqes”, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc arritën të dominojnë sesionet e provave të lira, duke u regjistruar edhe dy kohët më të mira në pistë.

Vetëm vendi i tretë për kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton ,ndërsa pas tij u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas, i cili befasoi në garën e parë në Australi, duke u shpallur fitues.

Nesër do të jetë dita e provave zyrtare, që do të përcaktojnë edhe radhën e nisjes, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën.

Related posts

MBYLLET BOTËRORI/ HAMILTON fiton garën e fundit dhe shkruan historinë e F1

Isa.Autor

FORMULA 1/ I mbijetoi aksidentit dhe flakëve, piloti Grosjean vendos të rikthehet në pistë

Delo.autor

FORMULA 1/ Tradita e Red Bull, pilotët Verstappen e Ricciardo gara me rulota

Sadik.Autor

Leave a Comment