Futboll Sport

VAR I HAPUR EDHE PËR TIFOZËT/ Nga Australia vjen eksperimenti spektakolar (VIDEO)

Një ndër arbitrat më të mirë në Australi, Jarred Gillett, do të transferohet së shpejti në Angli, për të gjykuar në Championship. Në ndeshjen e tij të fundit në Australi, para dy javësh, Gillett gjykoi Brisbane Roar-Western Sydney Wanderers dhe u bë protagonist i një eksperimenti të jashtëzakonshëm, sepse mbajti mikrofon gjatë gjithë ndeshjes dhe më pas gjithçka ishte në dispozicion të tifozëve, për t’u parë e analizuar.

Transparencë në maksimum, sepse për publikun është e mundur të shohë gjithë diskutimet mes arbitrave në fushë dhe atij që drejton VAR, dialogun, paqartësitë dhe rastet kur VAR nuk merr dot vendim të qartë.

Eksperimenti ka qenë një sukses i paparë, sepse jo vetëm që në fushë gjithçka shkoi mirë, por edhe reagimet e tifozëve në rrjetet sociale kanë qenë shumë pozitive. Ide revolucionare? Jo dhe aq, sepse përdoret edhe në regbi dhe është një sukses i plotë, sepse duke pasur një transparencë të tillë, vendimet kuptohen nga tifozët dhe arbitrat janë më të qetë, edhe për faktin se presioni nga lojtarët është më i vogël gjatë ndeshjes.

FULL FEATURE: Inside a ref's perspective

Every decision. Every player conversation. Every word spoken.In a world first, listen to Jarred Gillett and his team as they officiate his final Hyundai A-League game.📽 Fox Sports Football

Gepostet von Hyundai A-League am Dienstag, 19. März 2019

Related posts

KALENDARI VAZHDON TË NDRYSHOJË/ Moto GP anulon tre gara të tjera, por në nëntor do të ketë një surprizë

Delo.autor

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG BARCELONËS/ Koeman “lan duart”: Messi kishte konflikt me klubin, jo me mua

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Transfermark” publikon kistën, ja 10 portierë që vlejnë më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment