Futboll Sport

POGBA TREMB MAN.UNITED/ Dëgjoni çfarë thotë për Zidane (VIDEO)

Paul Pogba vesh fanellën e përfaqësueses franceze dhe i lëshon sinjale dashurie Real Madrid, mbi të gjitha Zinedine Zidane: “Real Madrid është një ëndërr për të gjithë fëmijët, për të gjithë lojtarët, mbi të gjitha me Zidane në stol. Për momentin jam i lumtur te Man.United dhe me trajnerin e ri por nuk mund ta dijë se çfarë më rezervon e ardhmja”, u shpreh Pogba i cili ka një kontratë me “djajtë e kuq” që skadon në qershor të 2021.

Zinedine Zidane u rikthye në stolin e Realit me sigurinë se Perez do ti jap çek të bardhë në merkaton e verës. Mes shumë emrave që lidhen për momentin me Realin, mes tyre është edhe emri i Pogba, një dëshirë e vjetër e Zidane. Nëse në stolin e Unied do të ishte akoma Mourinho largimi i Pogbas do të ishte i sigurt por gjërat ndryshuan me afrimin e Solskjaer.

Pogba është rikthyer në nivelin e tij më të mirë dhe kjo ka pasur një efekt të madh edhe në rezultatet e ekipit, United u kualifikua në çerekfinalet e Champions League ndërsa lufton për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Pavarësisht faktin se Pogba është rikthyer të bëjë liderin tek United nëse Zidane do të insistojë ta transferojë në Madrid, United mund të ngushëllohet vetëm me një shumë të majme, kartoni i tij aktualisht vlerësohet me 120 milion euro.

Related posts

“NE KEMI VUAJTUR KUNDRA MESSIT KËTO VITE”/ Habit Ramos: Pa të mund të kishim fituar shumë…

Delo.autor

E FUNDIT/ “FSHF” vendos përfundimisht, ja vendimi për titullin e Partizanit

Delo.autor

ZYRTARE/ Skuadra e madhe italiane vjen në Tiranë, ja kur do luhet miqësorja me Partizanin

F.autor

Leave a Comment