Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GAFA E RËNDË PËR HIMNIN E KOMBËTARES/ Mediat franceze zbulojnë arsyen e vërtetë të ngatërresës

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë në fillim të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. Teksa pritej të ekzekutohej himni shqiptar, u luajt ai i Andorras. Kaq mjaftoi që lajmi të merrte dhenë duke bërë një bujë të madhe në mediat ndërkombëtare si dhe në rrjetet e ndryshme sociale.

Mirëpo, për të mos mjaftuar kjo gafa u pasua edhe gjatë ndjesës së bërë nga organizatorët, të cilët i kërkuan falje Armenisë. Ndërkohë, mediat franceze, kanë zbuluar edhe arsyen e vërtetë pse ndodhi ngatërresa. Si pas faji ishte i  Federatës së Futbollit Francez, e cila është përgjegjëse për organizimin e ndeshjeve.

Sipas tyre, FIFA ka dërguar në email dy himne, për shkak se Franca pritet të luajë edhe me Andorrën më 10 shtator, teksa francezët vendosën himnin e gabuar, i cili shkaktoi jo pak polemika.

Related posts

Piero Ausilio në rolin drejtues te Sevillas

Sadik.Autor

PERISIC MES BAYERN DHE EKIPIT ANGLEZ/ Inter provoi kroatin si shkëmbim për të marrë mesfushorin e Premier…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Daja i ka fiksuar titullarët, ja formacioni i mundshëm ndaj Bazelit…

Delo.autor

Leave a Comment