Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KEMI SHUMË SHANSE PËR VENDIN E DYTË”/ Manaj: Ja e vërteta me Bajramin për fanellën me numrin 10

Rei Manaj realizoi golin e parë në triumfin 5-0 të Shqipërisë ndaj San Marinos. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH, mesfushori lushnjar, ndër të tjera u shpreh:

FITORJA- Është mirë të flasim për grupin. Në ndeshjen me Poloninë bëmë gabime. Duhet të jemi më të përqendruar. Është e vështirë me lojtarë si Levandovski të gabosh, pasi ata nuk falin. Duhet të luajmë si sot në pjesën e dytë, për njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj presioni.

Trajneri do gjithmonë më të mirën nga ekipi. Rezultati ishte 5-0 dhe mbajtëm njëçik topin. Ai si trajner do të kërkojë gjithmonë më shumë, por jemi të kënaqur.

NUMRI 10- Nuk ka asnjë pikë lidhje. Kur mungon një lojtar numri merret. Nuk është asnjë lloj problem. Bajrami kur ma mori numrin tha: Unë nuk kërkova këtë numër, por ma dhanë.

SHANSET PËR VENDIN E DYTË- Kemi shumë shpresa, por duhet të përqendrohemi shumë, mund të bëjmë super ndeshje si me Poloninë në pjesën e parë, por pësuam 4 gola.  Kemi një shans tjetër, në tetor presim Poloninë. E kemi gjithçka në dorën tonë.

Related posts

E FUNDIT/ Kaosi në supersfidën Brazil-Argjentinë, merret vendimi final mbi fatin e ndeshjes

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ Mbrojtësi kuqezi firmos me ekipin e madh Zvicerian (FOTO)

Isa.Autor

E pabesueshme/ Objektivi i Barçës realizon tre gola në 9 minuta! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment