Futboll La Liga Sport

NUK NDODHTE PREJ 15 VITESH/ Pesë brazilianë si titullarë, skuadra e Zidane bën “samba”

Reali i Madridit “kërcen” samba. Në transfertë kundër Kadizit ekipi i Zinedin Zidanit kishte në fushën e lojës 5 futbollistë brazilianë si titullarë: Marselo, Kasemiro, Vinicius, Rodrigo dhe Militao. Interesant është fakti që të gjithë zhvilluan një ndeshje shumë pozitive. Diçka e tillë nuk ndodhte që prej sezonit 2005- 2006 kur trajneri Hoze Ramon Lopez rreshtoi që në fillim 5 brazilianë dhe ndeshje u humb 2-1 kundër Majorkës.

Florentino Perez e shkarkoi një ditë më vonë. Këta lojtarë ishin Sisinjo, Roberto Karlos, Baptista, Robinjo dhe Ronaldo. Këtë herë brazilianët e Zidanit bindën të gjithë. Marselo ka marrë minuta në 4 ndeshjet e fundit radhazi në La Liga. Ka përfituar edhe nga mungesa e Mendisë për të treguar se është ende një lojtar që mund t’i besosh. Ai dha 23 pasime të sakta nga 33 në total. Rikuperoi 10 topa, por humbi 17.

Kasemiro, gjithashtu është një lojtar i paprekshëm për formacionin dhe nuk është nevoja të shpjegojmë rëndësinë që ka. Rodrigo dhe Vinicius shoqëruan Benzemanë në repartin e sulmit. I pari fitoi penalltinë që u shndërrua në gol, ndërsa i dyti bëri ndeshje pozitive. Eder Militao prej disa sfidash po tregon se është një lojtar fantastik. Zinedin Zidan i ka besuar prej disa ndeshjesh dhe ai nuk zhgënjen.

Related posts

KOMBËTARJA-21 PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Kryetifozi i Prishtinës: Turp për Shqipërinë, festa pas fitores me Kosovën (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Masat anti-Covid, sportistët do t’i vendosin vetë medaljet në qafë

Delo.autor

ANKTH TEK REAL MADRID/ Zidane rrezikon mungesën e liderit të ekipit në Champions

Delo.autor

Leave a Comment