Futboll La Liga Sport

11 NDESHJE NGA RIKTHIMI TEK REALI/ Ja 4 lojtarët që Zindane nuk i ka pasur në dispozicion (FOTO)

Zinedine Zidane u rikthye në stolin e Real Madridit dhe ka numëruar 11 ndeshje deri tani. Gjithsesi gjatë kësaj kohe ai nuk ka mundur të ketë në dispozicion 4 lojtarë, për shkak të dëmtimeve apo për shkak të vendimeve taktike.

Gjithsesi në mbrëmjen e së hënës, ndaj Leganes do të ketë shansin të hedhë në fushë Dani Carvajal dhe Jesus Vallejo, mirëpo Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior nuk do kenë ende shansin të luajë nën urdhrat e trajnerit francez.

Vinicius – Braziliani ka luajtur në 1622 minuta këtë sezon. Një nga gjërat e mira të dështimit të Real Madridit këtë sezon është pikërisht 18-vjeçari. Para se të dëmtohej me 5 mars, ai kishte zhvilluar 28 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe tregoi që mund t’i japë dinamikë tjetër lojës, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asist. Ai është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe Zidane mund ta ketë gati për ndeshjen ndaj Getafe.

Carvajal – Ajax la një tjetër të dëmtuar përveç eliminimit për Realin. Këtë sezon mbrojtësi i majtë ka luajtur 2510 minuta, ndërsa Zidane më shumë ka përdorur Odriozolan me 360 minuta në dispozicion. Ndaj Leganes, ish-ekipit të tij Carvajal do të jetë i gatshëm të luajë dhe trajneri do vendosë kush do zbresë titullar në fushë.

Courtois – Belgu u ul në stol në ndeshjen e parë që pas rikthimit të Zidane, para tij u preferua Keylor Navas në ndeshjen ndaj Celta Vigo. Megjithatë në ndeshjen e radhës ai nuk ishte në gjendje të luante për shkak të problemeve në shpinë. Me 2880 minuta këtë sezon, Couirtois vijon të mos debutojë në një ndeshje me Zidane si trajner.

Vallejo – Vetëm 182 minuta për mbrojtësin këtë sezon. 22-vjeçari nuk ka pasur shansin të luajë rregullisht për asnjë nga trajnerët e Realit këtë sezon. Ai është lojtari i katërt që mund të ekzaminohet nga Zidane në javët në vijim, për të vendosur të ardhmen e tij. Deri tani francezi nuk e ka provuar në asnjë ndeshje dhe rruga e tij është larg Realit në fund të sezonit, mbetet të qartësohet nëse do shitet apo do huazohet.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kukësi: Gol i çuditshëm dhe spektakël, mbyllet pjesa e parë në Vlorë (VIDEO)

Delo.autor

BOMBERI BELG ARRIN SHIFRËN E 100 GOLAVE NË SERIE A/ Mertens thumbon bashkombasin: Lukaku, nxito

Delo.autor

Kukësi për fitore, trajneri i maltezëve “kënaqet me pak”

Isa.Autor

Leave a Comment