Champions League Futboll Sport

POLEMIKAT PAS GOLIT TË DYSHIMTË NË CHAMPIONS/ Llorente pranon: E preka topin me dorë, mendova se…

Mbrëmja e djeshme e Champions League dhuroi një nga ndeshjet më të bukura dhe emocionuese të këtij kompeticioni, teksa Manchester City dhe Tottenham u ndanë me shifrat 4-3.

Në fakt, përveç emocioneve takimit nuk i munguan as polemikat.

Ndërsa “Qytetarët” po udhëhiqnin me rezultatin 4-2 dhe për momentin ishin të kualifikuar, erdhi goli i Fernando Llorentes.

Nga goditja e këndit sulmuesi devijoi në rrjetë sferën, duke shënuar një gol që peshonte shumë.

Por, të gjithë lojtarët e Cityt, përfshirë dhe trajnerin Guardiola, protestuan ashpër për shkak të dyshimeve se Llorente e kishte devijuar topin me dorë.

Në lojë u fut sistemi VAR dhe pas pamjeve arbitri i ndeshjes, Çakir akordoi si të rregullt golin.

Një gol që në fund rezultoi deçiziv dhe eliminoi Cityn nga Championsi.

Ndërkohë episodi do të vazhdojë të diskutohet gjatë, ndërsa pas ndeshjes protagonisti kryesor i ndeshjes, Fernando Llorente e pranoi se e kishte prekur topin edhe me dorë.

“Isha i ngrirë, mendova se do të ma anulonin golin, pasi e dija që kisha goditur me trup, por më kishte prekur edhe në dorë gjithashtu”, pranon Llorente.

Related posts

VLERSIMI I UEFA-s/ GARA E ETSHME mes RONALDOS dhe “pokerit” të  MODRIC

Isa.Autor

SHPIKET RREGULLI I RI/ Kartoni i kuq do të jetë…

F.autor

34-VJEÇARI DREJT LARGIMIT NGA REALI/ Sergio Ramos i lirë, Manchester United ndan mendjen për mbrojtësin

Delo.autor

Leave a Comment