Champions League Futboll Sport

AJAXI PO NDËRTON HISTORINË/ Europa bie në dashuri me talentët holandez: Tani është një pasuri…

Shtypi evropian ngre në “qiell” Ajaxin, i cili pas eliminimit të Real Madridit ka elemininuar në fazën çerekfinale dhe Juventusin e Ronaldos me një lojë  magjepsëse.

Të rinj, të talentuar, të përgatitur, të guximshëm, të fortë: djemtë e Ten Hag janë duke bërë një sezon fantastik. Ndërkohë, vlera e tyre në treg është e majme: e gjithë skuadra, sipas Transfermarktit, aktualisht ka vlerë rreth 420 milionë euro.

De Jong, truri i mesfushës, tashmë është shitur tek Barcelona për 75 milionë euro, por ka shumë lojtarë që do ta bëjnë klubin e Ajaxit edhe më të pasur.

Në foton më poshtë ju mund të shihni vlerën e çdo lojtari që ishte dje në fushë: 52 milionë euro të cilat tani nuk do të përdoren edhe për të blerë vetëm De Ligt, ekzekutuesi i Juventusit me vlerë rreth 70 milion euro .

Portieri Onana (35 milionë), Tagliafico (25 milionë), Van De Beek (25 milionë), Tadiç (20 milionë), Ziyech (35 milionë) dhe Neres (32 milionë) janë një aset i rëndësishëm për Ajaxin që do të menaxhohet në verë me vëmendje: të gjitha klubet e mëdha evropiane janë në fakt të gatshme për të sulmuar një nga klubet më të mëdha të talenteve dhe cilësisë.

Related posts

Tifozët katalanas kanë një kërkesë të veçantë për kapitenin e tyre

Q.Autor

U BË VIRALE NË RRJET/ Gafa e ministrit britanik, ngatërron Rashford me lojtarin e ragbisë

Delo.autor

NATION LEAGUE/ Del lista e kombëtares, të ftuarit e trajnerit Maran

F.autor

Leave a Comment