Futboll La Liga Sport

ANALIZON SITUATËN TEK REAL MADRIDI/ Zidane kërkon respekt: Të flasësh për spastrim më duket…

Zinedine Zidane ka dalë para mediave për të folur për sfidën e mesjavës kundër Valencias, në Mestalla, ndërsa ka analizuar momentin e Realit, por ka folur edhe për të ardhmen, duke kërkuar respekt nga mediat, që çdo ditë nxjerrin lajm merkatoje dhe flasin për ndryshime madhore.

Trajneri francez do të bëjë ndryshime për ndeshjen e radhës: “Pas ndeshjes kundër Huesca-s thashë do të bëja disa ndryshime në Valencia dhe ashtu do ndodhë, do të ndërroj disa lojtarë. Ndeshja është e bukur, nga ato që u pëlqejnë futbollistëve. Do të luhet shumë vonë, por nuk ka problem”.

Sërish tema e portierit, sepse javën e shkuar në portë ishte i biri i trajnerit, Luca: “Nuk më interesojnë fare ato që thuhen, kush më njeh e di mirë se Luca është këtu për meritat e tij, asgjë më shumë. Është një lojtar i Realit që kur ishte 16 vjeç, si Carvajal. Nuk më intereson shumë nëse njerëzit merren me aspektin personal”.

Varane dhe e ardhmja e tij: “Nuk dua që Reali të mbetet pa Varane, është një lojtar i ri, që ka shumë vite këtu dhe po bën gjëra të mira. Ka shumë spekulime, por ai është i qetë dhe nuk më ka thënë asgjë”.

Spastrimi në verë: “Thuhen shumë gjëra për sezonin e ardhshëm, por duhet respekt për gjithë lojtarët që janë këtu. Të flasësh për spastrim më duket mungesë respekti. Do bëjmë ndryshime, por nuk është momenti që të flasim për to. Do kemi kohë për të folur për të ardhmen, do jem i sinqertë me çdo futbollist”.

Porta, kush do jetë titullari? “Sezonin e ardhshëm nuk do ketë debate për portën. Do jetë gjithçka e qartë”.

Marcelo dhe e ardhmja e tij: “Ai ka luajtur pak kohët e fundit, por e adhuroj si futbollist. Ai ka bërë gjëra fenomenale dhe Reali do ketë gjithnjë nevojë për të. Kohët e fundit është diskutuar shpesh për të, por e pëlqej shumë si futbollist dhe dua të luajë shumë ndeshje deri në fund të sezonit, pa i hequr asgjë zgjedhjes së dytë, Reguilón, i cili do të luajë gjithashtu”.

Tifozët fishkëllejnë rregullisht Gareth Bale: “Më kanë fishkëllyer edhe mua. Duhet ta pranosh dhe të shohësh përpara. Është sezon i vështirë, por kur gjërat shkojnë mirë njerëzit brohorasin për të gjithë”.

Related posts

PLATINI TREMB JUVENTINËT/ Nuk e kuptoj transferimin e RONALDOS, do rezultoi…

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Belgjika e kthen në festë kundër Tunizisë, shënon golin e pestë

Sadik.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Manchester United mposht Evertonin e Anchelottit

Delo.autor

Leave a Comment