Futboll La Liga Sport

BARAZIM I ÇMENDUR NË “CERAMICA”/ “Pleshti” dhe Suarez shpëtojnë Barcelonën në kohën shtesë

Çmenduri në “Ceramica”, Barcelona dhe Villarreal kanë ndarë nga një pikë pas barazimit spektakolar 4-4.

Barça shënoi dy gola të shpejtë me Coutinho (12’) dhe Malcom (16’) dhe u duk sikur fitorja ishte e sigurt.

Megjithatë, kishte shumë minuta për t’u luajtur dhe Chukwueze rihapi lojën në minutën e 23’.

Pas pushimit erdhi goli i barazimit nga Ekambi në minutën e 50’. Iborra shënoi golin e avantazhit për vendasit dhe Valverde vepron duke futur në fushë Leo Messi-n, por pak minuta më pas Villarreal shënoi golin e katërt me ish-milanistin Carlos Bacca.

U duk sikur ndeshja do të përfundonte me një humbje të miqve, por Messi rihap gjithçka në minutën e 91’ me një tjetër gol nga goditja e dënimit.

Në fund të takimit, ishte Luis Suarez ai që shënoi golin e barazimit me një “predhë” të pakapshme për Asenjo.

Barça shkon në kuotën e 70 pikëve, tetë më shumë se vendi i dytë Atletico Madrid.

Related posts

E BUJSHME/ Goditje e rëndë për FIFA dhe UEFA, nuk mund t’i ndëshkojnë themeluesit e Super League

Delo.autor

Piero Ausilio në rolin drejtues te Sevillas

Sadik.Autor

E TURPSHME/ Shikoni si e shan Ronaldo Sarrin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment