Boks

BOKS I THATË DHE FYTYTA TË MASAKRUARA/ Pasojat janë të përgjakshme (FOTO)

Ndeshja e boksit të thatë, pa dorashka, me grushte të zhveshur, që u zhvillua mes Artem Lobov dhe Jason Knight, ka bërë shumë shpejt xhiron e mbarë botës. Shkak për këtë është bërë situata e të dy boksierëve, që kanë përfunduar të gjakosur e të deformuar tërësisht në fytyrë, me qepje të shumta.

“Hammeri rus”, Lobov, fitoi me pikë ndaj Knight në “Bare Knuckle Boxing FC”, kështu që u përgëzua në publik nga shoku dhe partneri i trajnimit, Conor McGregor.

“Çfarë kafshe! Krenohem me ty! Një luftë e pabesueshme”, – shkroi “The Notorius” për Lobov në llogarinë e tij në Twitter.

Lobov dhe Jason Knight, të cilët humbën nga një dhëmb gjatë kësaj përplasjeje të ashpër, i bënë publike imazhet e pasojave në fytyrat e tyre, pas ndeshjes së dhunshme të boksit pa doreza.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Mawyeather nuk ndalet, pas Khabib pronoton tjetër kundërshtarë

Isa.Autor

HUMBJA E BOKSIERIT BRITANIK ME “KO”/ Ja shuma marramendëse që perfitojnë Fury dhe Wilder nga triologjia…

Delo.autor

SPEKTAKËL I GARANTUAR/ Ndeshja më EPIKE e UFC do të ketë një pjesë të…

Isa.Autor

Leave a Comment