Boks

SUPER SFIDA NDAJ JARRELL MILLER/ Joshua: Mezi po pres që të dueloj në Amerikë, pas tij radhën e ka…

Boksieri britanik Anthony Joshua do të duelojë për herë të parë në Amerikë më 1 qershor. Në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut ai do të përballet me boksierin vendës Jarrell Miller. Në këtë sfidë, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në katëegoritë IBF, WBA dhe WBO.

Në një postim në rrjetet sociale, Joshua, 21 fitore e asnjë humbje si profesionist, tha: “Mezi po pres që të dueloj në Amerikë. Për mua do të jetë hera e parë, por pas këtij sfide do të zhvilloj edhe shumë të tjera. Do të qëndroj gjatë në “tokën e premtuar”, ku do të bëj për vete të gjithë amerikanët”, tha Joshua.

Më tej, boksieri britanik shtoi: “Shpresoj që edhe Wilder të vijë e të më takojë. Tani ai e di se ku jam më 1 qershor, ndaj të mos fshihet më. Pasi të mund Miller do të jetë radha e Wilder të duelojë me mua, këtu në shtëpinë e tij. Unë shpresoj shumë që ajo sfidë të zhvillohet dhe të jem kampioni absolut i peshës së rëndë”, u shpreh Joshua.

Boksieri amerikan Deontay Wilder, që pritet të zhvillojë revanshin me Tyson Fury në maj të këtij viti, mban titullin e kategorisë WBC.

Related posts

“NË RINI ISHA NJË KAFSHË PLOT ME PARA”/ Rrëfimi shokues i Tyson: Kam bërë seks me mamatë dhe motrat e miqve…

Delo.autor

Mayweather: Sfida e radhës në kafaz, unë jam Zoti dhe vendos për gjithçka

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Kampioni SHQIPTAR gati të shkatërrojë rivalin e radhës në TIRANË

Isa.Autor

Leave a Comment