Futboll Sport

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti brazilian… (FOTO)

Një tragjedi ka goditur futbollin brazilian, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti Valdiram Kaetano de Morais, në moshën 36-vjeçare.

Në Brazil policia dyshon se lojtari është vrarë, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ish-sulmuesi ka luajtur në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe njëri prejt tyre ka qenë Romario. Por futbolli nuk është se i solli një jetë të mirë, pasi u fut në rrugën e drogës dhe abuzimeve seksuale.

“Globo.com”, bën me dije se trupi i tij u gjet ditën e shtunë dhe në morg nuk është paraqitur askush nga familjarët ta marrë. Valdiram prej kohësh po jetonte në rrugët e Rio de Zhaneiros dhe është parë të kërkojë ndihmë nga ish- shokët e tij të skuadrës, publikisht.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur vetëm me klube braziliane si Komersial, Bangu, Sentral etj.

Related posts

LIVE/ Mbyllet sfida Leganes-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

Dugarry kritikon ashpër Neymar: Si mund ta pranojë PSG diçka të tillë?

Sadik.Autor

ZBULOHET FORMACIONI PËR SEZONI E RI/ Ja Arsenal me transfertat e bujshme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment