Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Teuta. Rezultati 0-0

Vllaznia dhe Teuta luajnë ditën e sotme takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të dyja ekipet vijnë nga një ecuri jo e mirë, dhe diferenca mes tyre në renditje është vetëm 2 pikë. Një sfidë delikate, ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren.

Jonuz ka spostuar në të majtë Gurishtën, ndërsa në të djathtë të mbrojtjes luan Gligorov. Mesfusha prëbëhet me Krymin, Ramadani e Marku, ndërsa Lika, Sinjo e Maranao përbëjnë vijën e parë të sulmit.

Nga ana tjetër, trajneri Shkëmbi aktivizon Aleksin e Arapin në qendër të mbrojtjes, me Todorovskin e Kuron nga krahët. Gashi, Avdyli e Kallaku, mbështesin në vijën e parë Vecajn, Vilën e Nikaç.

Vllaznia dhe Teuta luajnë ditën e sotme takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të dyja ekipet vijnë nga një ecuri jo e mirë, dhe diferenca mes tyre në renditje është vetëm 2 pikë. Një sfidë delikate, ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren.

Jonuz ka spostuar në të majtë Gurishtën, ndërsa në të djathtë të mbrojtjes luan Gligorov. Mesfusha prëbëhet me Krymin, Ramadani e Marku, ndërsa Lika, Sinjo e Maranao përbëjnë vijën e parë të sulmit.

Nga ana tjetër, trajneri Shkëmbi aktivizon Aleksin e Arapin në qendër të mbrojtjes, me Todorovskin e Kuron nga krahët. Gashi, Avdyli e Kallaku, mbështesin në vijën e parë Vecajn, Vilën e Nikaç.

 

LIVE | Vllaznia-Teuta 0-0

 

KOMENTI LIVE

90′ 4 minuta shtesë.

90’ Rast ideal për Sinjon. Pas një krosimi të lartë, zhytet me kokë, por nuk e shtyn dot topin drejt rrjetës.

83’ Nga e djathta Shtubina futet drejt qendrës, dhe me të majtën provon portën, por Frashëri pozicional ndal goditjen.

81’ Zëvendësimi i tretë te Vllaznia. Zogaj futet në vendin e Maranaos.

79’ Shkëmbi kryen edhe ndërrimin e dytë. Kapllani në fushë në vendin e Gashit.

77’ Kallaku rrëzohet brenda zone, por nuk ka asgjë, edhe pse u kërkua 11-metërsh.

76’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Roni Gashi, për një faull ndaj Krujës.

75’ Protesta të Roni Gashit, kërkon prekje të topit me dorë pas një gjuajtje të tij, por asgjë për kryesorin Ferataj.

74’ Shtubina gjuan fort me të majtën, por jashtë portës së Frashërit.

73’ Gjuan sërish Kallaku, ndalet në mur. Në vijimin e aksionit, shkodranët fitojnë një goditje këndi.

72’ Ndërrimi i dytë te vendasit. Kruja futet në fushë, del Gilman Lika.

71’ Kallaku provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por muri e prek topin me dorë sipas kryesorit Ferataj, dhe ka sërish goditje dënimi për durrsakët.

69’ Nikaç ul një top Kalanë, godet me të djathtën ky i fundit, por pa shënjestër.

68’ Ndërrimi i parë te shkodranët. Gligorov i lë vendin Shtubinës.

66’ Vila kërkon të shërbejë Nikaçin, por Sherri del me shpejtësi dhe mbyll.

64’ Ndërrimi i parë i Shkëmbit. Kalaja në fushë në vendin e Vecajt, largohet një shkodran për një tjetër.

62’ Gligorov kroson nga e djathta për sulmuesit, por Aleksi me kokë spastron.

57’ Lika godet me të majtën, por mbi portën e Frashërit.

56’ Frashëri gabon një pasim në zonë, topin e marrin shkodranët dhe Likës i bëhet faull nga Gashi, shumë pranë hyrjes së 16-metrave.

53’ Kallaku gjuan me të djathtën direkt nga goditja e dënimit, por pret Sherri.

51’ Lika bën faull para zonës së Vllaznisë, në dëm të Roni Gashit. Kërkon ndihmën edhe të mjekëve lojtari i Teutës.

50’ Krymi nis Sinjon në një kundërsulm të shpejtë, por anësori e ndal aksionin për pozicion të parregullt të sulmuesit të Vllaznisë.

48’ Krymi provon me kokë nga hyrja e zonës, por pa gjetur portën e Frashërit.

46’ Nis pjesa e dytë, me trajnerët që nuk kryejnë asnjë zëvendësim pas fraksionit të parë.

Mbyllet pjesa e parë.  Vllaznia-Teuta 0-0

58’ Kryesori Ferataj ndëshkon me karton të verdhë Sinjon dhe Kallakun.

57’ Momente tensioni në Shkodër. Kallaku dhe Sinjo kapen mes tyre, ndërkohë që nxehen gjakrat edhe tek lojtarët e tjerë.

55’ Krymi godet tokazi, devijohet dhe përfundon në goditje këndi.

53’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, Gurishta ndëshkohet për një faull në mesfushë.

52’ Provon edhe Nikaç me një goditje të fortë. Sherri i palëvizur, por topi shkon vetëm pak jashtë shtyllës pingule.

51’ Kallaku provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por mbi traun e Alen Sherrit.

48’ Harkim nga goditja e këndit, dhe shkodranët devijojnë, por gati drejt portës së tyre.

47’ Avdyli provon me të majtën nga jashtë zone, por Sherri i vëmendshëm dhe largon gardiani shkodran.

45’ Akordohen 13 minuta shtesë në këtë pjesë të parë.

44’ Vecaj godet me të majtën nga jashtë zone, por pa shënjestër, dhe rivënie fundore për Sherrin.

42’ Sinjo ul një top brenda zone dhe futet rrezikshëm, por kryesori Ferataj shprehet se ai bëri faull ndaj Todorovskit, dhe topi për durrsakët.

37’ Maranao rrëzohet brenda zone, por vetëm rivënie fundore për arbitrin. Lojtarët e Teutës kërkojnë karton të verdhë për simulim.

37’ Rinis sërish ndeshja në Shkodër.

29’ Ndërpritet sërish energjia në stadiumin “Loro Boricci”. Këtë herë ndërpritet edhe transmetimi i ndeshjes LIVE.

23’ Goditja e parë nga këndi për shkodranët.

22‘ Rinis takimi në Shkodër, pas rikthimit të plotë të energjisë. Topin sërish në zotërim e kanë shkodranët.

15’ Probleme me sistemin e ndriçimit. Në një aksion të Vllaznisë, dritat ikin për një moment, edhe pse vijnë menjëherë. Kryesori Ferataj ndal sfidën deri kur të stabilizohet gjendja e ndriçimit. Trajnerët japin udhëzime, ndërkohë që lojtarët kryejnë ushtrime për të qëndruar të nxehur.

13’ Ka edhe probleme për Krymin pas goditjes. Del jashtë vijave për të marrë ndihmën e parë.

12’ Rrezikojnë vendasit. Lika kroson nga e djathta, dhe Krymi godet fluturimthi. Gjithsesi, pret Frashëri.

10’ Provon të rrezikojë ekipi i Shkëmbit, por pa rezultat pranë portës së Sherrit.

6’ Lika merr një top në mesfushë nga gabimi i miqve, kërkon të nisë Maranaon. Mbyll mbrojtja durrsake.

5’ Kallaku shërben për Todorovskin, ky i fundit kthen nga e djathta në qendër të zonës, por shkodranët mbyllin.

3’ Vecaj pëson faull në mesfushë, dhe mundësi e mirë për durrsakët.

1′ Nis takimi në Shkodër.

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: Safet Osja

TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kuro, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi

GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi(i katërt)

Related posts

E BUJSHME/ Igli Tare kërkon të bëjë goditjen e madhe me parametra zero, synon të rikthejë në Serinë A…

Delo.autor

“SHUMË SHPEJT…”/ U largua nga Partizani në merkaton e dimrit, sulmuesi Solomon jep “sinjale” rikthimi

Delo.autor

ZYRTARE/ 75 vite eksiztencë, klubi historik italian falimenton. Sot luan ndeshjen e fundit?

Delo.autor

Leave a Comment