Futboll Seria A Sport

NICOLAS PEPE PO MAHNIT TË GJITHË NË FRANCË/ Interi nis betejën me ekipet e mëdha, ja oferta “stratosferike”

Mesfushori Nikolas Pepe po mahnit të gjithë në Francë me fanellën e Lille, duke qenë protagonist edhe në fitoren 5-1 që skuadra e tij arriti ndaj PSG. 32 gola në 68 ndeshje me Lille në dy sezone e bëjnë anësorin 23-vjeçar një lojtar të kërkuar në merkato.

Sipas “France Football”, skuadra e Interit është e para që ka bërë një ofertë konkrete për lojtarin nga Bregu i Fildishtë. Zikaltërit ofrojnë 60 milionë euro. “Marotta ka qenë në Francë dhe ka bërë ofertën e parë. Inter e ka seriozisht idenë për të transferuar lojtarin në Serinë A, duke nisur betejën me ekipet e tjera “big” në Europë”, shkruajnë mediat franceze.

Presidenti i Lille ka deklaruar që më parë se është dorëzuar nga ideja për ta mbajtur lojtarin edhe një sezon, duke parë kërkesat që ka. Tani mbetet vetëm për t’u mësuar se çfarë fanelle do të veshë sezonin tjetër. Oferta prej 60 milionë eurosh nga ana e Interit është e para, por ka gjasa që kjo shumë të rritet, ashtu sikurse edhe konkurrenca.

Related posts

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Rummenigge ”sponsorizon” një emër të madh për ”revolucionin” gjerman

Isa.Autor

ISHTE PRANË AKORDIT ME JUVENTUS NË JANAR/ Raiola: Ju tregoj pse Haaland nuk kaloi tek “Zonja e Vjetër”

Delo.autor

KTHESË E PAPRITUR/ Tare “josh” Strakoshën, palët ulen në një tavolinë. Rinovimin e tij kthehet në prioritet

Delo.autor

Leave a Comment