Champions League Futboll Sport

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Presidenti i Barcelonës rrëfen: Më duhet të pranoj se “Djajtë e Kuq”…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është rrëfyer për të parën herë mbi interesimin e klubit katalanas për të nënshkruar me Paul Pogba, përpara se Manchester United të nënshkruante me francezin në vitin 2016.

Përpara transferimit të tij në “Old Trafford” tre vite më parë, ish-mesfushori francez i Juventus, u përfol për kalimin te disa klube elitare të Europës, mes të cilëve  Barcelona dh Real Madrid.

United pagoi asaj kohen shumën rekord prej £89 milionë për blerjen e Pogba dhe presidenti i ekipit blaugrana, Bartomeu ka zbuluar se si Barça ishte thjeshtë e pamundur të garonte financiarisht me United asaj kohe.

“Në verën e vitit 2015 Paul Pogba luante në Torino dhe ne thjeshtë i komunikuam Juves se nëse një ditë do të vendosnin të shisnin futbollistin e tyre, atëherë ne do të ishim të interesuar. Ku rata vendosën të shesin futbollistin na thanë se sa e lartë duhet të ishte oferta dhe ne nuk mund ta përballonim atë shumë parash në atë kohë”,  deklaroi Bartomeu për ESPN.

“Prandaj ai u transferua te United dhe po i përmirëson si skuadër, sepse ai është një prej yjeve të futbollit botëror aktualisht. Unë nuk preferoj të flas për futbollistë të ekipeve të tjera, sepse jam i bindur që ka gjithashtu futbollistë të Barças që mund të përmirësojnë skuadrat e tjera”, shtoi presidenti i katalanasve, Bartomeu.

“Më duhet të pranoj se United, në vitet e fundit ka krijuar një grup shumë të mirë, me futbollistë shumë të mirë që po shkëlqejnë tani. Jam i sigurtë se sezonin tjetër ata do të jenë kandidatë për Premier League, ndërsa këtë vit janë kandidatë për Champions League”, përfundoi Bartomeu.

Related posts

Flet Allegri: Ja kur do kthehet Ronaldo

Delo.autor

NGA LAMTUMIRA TEK RINOVIMI/ Muller zbulon të vërtetën: Ka qenë e vështirë dhe natyrisht më ka bërë…

Delo.autor

NIS STËRVITJA TEK TIRANA/ Trajneri Mema me dhimbje koke, gjashtë lojtarë në…

Delo.autor

Leave a Comment