Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PAS NDESHJES JUVENTUS-MIALN/ Shefi i arbitrave deklaron: Ai episod në brendësi ishte…

Nicola Rizzoli, përzgjedhësi i arbitrave në Serie A (pra, “shefi” i xhaketave të zeza), ka folur për gazetarët e pranishëm në mbledhjen e zhvilluar në Ligën italiane të futbollit, në lidhje me dy penalltitë që Milani pretendoi ndaj Juventusit, në Torino. “Ka karakteristika mbi faullat me duar në analizat që bëhen në situata shumë objektive, në brendësi të cilave me siguri ajo fokusohet në një episod jo të mbështetur. Ai episod ishte faull dhe penallti për Milanin!”.

“A parashikojmë një ndalesë të Fabbrit dhe Abissos (arbitri i Juve-Milan dhe ai i Lazio-Sassuolo)? Jo, diskutimi i pezullimeve është vetëm shkrim i disa gazetave. Eshtë një çështje administri i ekipit të arbitrave, është pjesë e trajnerit, që jam unë. Personat që unë zgjedh për fushën e lojës duhet të jenë në formë dhe në kushtet që ta bëjnë punën sa më mirë. Eshtë thjesht menaxhim personal. Nuk ka pezullime apo gjëra të tilla”.

Më pas, episodi tjetër, ai i goditjes që Mandzukic i dha Romagnolit që ndodhej në tokë. “Linja e ndërhyrjes së VAR është e qartë: në situata loje duhet të ndërhyjë nëse ka dhunë. Nëse do të ishte parë si dhunë, do të kishte ndërhyrë me të kuq dhe penallti për Milanin. Nëse vlerësohet jo si e dhunshme – në bazë të sjelljes së lojtarëve dhe se si ngrihen pas dinamikës – dhe në rast specifik nuk është e qartë nga fusha nëse ka pasur kontakt ose jo. VAR nuk duhet të ndërhyjë. Në atë rast, mesa duket, u vlerësua kështu”.

Related posts

LIVE/ Brazil-Peru, starton finalja e Copa America në “Marakana”

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ja shifra marramendëse që humbasin dy klubet e mëdha në periudhën e pandemisë…

Delo.autor

PAMJE TË VEÇANTA NGA GJERMANIA/ Ndeshja e parë e Bundesligës, tifozët e mbështesin skuadrën në… kishë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment