Futboll Sport

“ÇMENDET” INTERI/ Bën gati rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç

Dëmtimi i Alexix Sanchez ka vënë në alarm skuadrën e Interit për sulmues. Tashmë drejtuesit do tentojnë që në merkaton e janarit të plotësojnë boshllëkun në repartin ofensiv.

Duket më shumë si një fantazi merkatoje, por në axhendën e Bepe Marotës dhe Piero Auzilios ka përfunduar edhe emri i Zlatan Ibrahimoviçit.

Suedezi ka qenë edhe më parë pjesë e Interit, duke fituar tri kampionate rresht me zikaltrit, përpara se të kalonte te Barcelona.

Ibra mund të rikthehet në Itali si një lojtar i lirë, pas mbylljes së kontratës me Los Anxhelos Galaksi në Amerikë, çka do të thotë se nuk do t’u kushtonte asnjë qindarkë italianëve.

Këta të fundit duhet të bien dakord vetëm për pagën e tij, e cila nuk do të ishte një problem për Interin.

Kontes do t’i pëlqente shumë të kishte në skuadër një lojtar me eksperiencë si të Ibras, që e njeh shumë mirë kampionatin italian.

Related posts

SINDRIT GURI OPEROHET NË GJU/ Ja momenti kur shoku i skuadrës e surprizon me dedikimin special (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern Munich me këtë formacion synon fitoren ndaj Ajax (FOTO)

Isa.Autor

ATLETIKË/ Tjetër paraqitje fantastike nga Luiza Gega, vendi i parë me rekord në eventin e Milanos

F.autor

Leave a Comment