Futboll Seria A Sport

LAJMI I MADH TEK JUVENTUS/ Ja cili nga 3 ‘bishat’ do largohet në fund të sezonit

Me mbylljen e sezonit aktual do të mbyllet edhe raporti i Andrea Barzaglit me “Zonjën e vjetër”, të paktën si futbollist. Për mbrojtësin përflitet një integrim në stafin e Alegrit, si trajner i mbrojtësve.

Përpos kësaj hipotezës, në adresë të 38-vjeçarit ka edhe disa oferta të tjera pune (opinionit dhe për të vijuar si futbollist), megjithatë “Barxa” nuk ka vendosur ende, ose të paktën kjo është ajo që tha për mediat në përfundim të sfidës së djeshme kundër SPAL-it. “Kam pasur disa dëmtime dhe më duhet të marr një vendim, por duke kaluar nga një ndeshje të tjera, më ka munguar koha të mendoj për vete. Sidoqoftë, tashmë e kam vendosur: në fund të këtij sezoni do të mbyll karrierën si lojtar. Më duhet të kuptoj ende se çfarë dua të bëj, por bota e futbollit më tërheq shumë”, tha Barxalji.

Në fjalën e tij nuk mungoi një koment edhe për sfidën me SPAL-in, për të cilën tha: “Pjesën e parë nuk luajtëm keq. Golin e Flokarit mund ta evitonim. Do të kishte qenë bukur të festonim titullin me fitore”.

Related posts

IMITOI DEL PIERON/ Uzuni realizon super gol në Europa League, buzëqesh dhe Reja

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ish-sulmuesi i Barcelonës shënon golin e vitit në Bundesliga (VIDEO)

Delo.autor

Canka dhuron spektakël, Teuta pëson golin e dytë në Lushnjë

Q.Autor

Leave a Comment