Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Tirana, Kurbinasit ushtrojnë presion. Mane gabon shënjestrën

Laçi dhe Tirana përballen në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Kujtojmë se sfida e parë në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të bardhebluve.

Starova e ka nisur këtë sfidë si rrallëherë me 3 sulmues. Ku Shtubina Mane dhe Okpotu do të kërkojnë të përmbysin gjithçka. Nga ana tjetër, Ardian Mema ka vendosur një ekip të ngjeshur në mesfushë, ku Hasani do të jetë në majë të sulmit.

LIVE/ Laçi-Tirana 2-0 (0-3)
Shtubina 29′  Çokaj 48′

KOMENTI 

83′ Një top në ajër dhe Xhixha shfrenon paksa fantazinë duke provuar drejt portës nga shumë larg. Asnjë shqetësim për Abibin.

81′ Largohet Shtubina, në fushë Lushkja.

80′ Greca kishte mundësi të shënonte, por godet shumë larg kuadradit pas një inskursioni nga e majta.

75′ Mane i kalon të gjithë, edhe portierin Abibi, por topi ikën shumë në diagonale duke goditur jo në drejtim të portës. Sfera kalon gjithë pasqyrën e portës…

70′ Redon Xhixha provon nga e majta por topi përfundon në shtyllë me mbrojtjen e bardhebluve që ndjekin vetëm me sy. Është me fat me Tirana.

68′ Çfarë ka humbur Sentamu, por e gjitha është merita e Selmanit që pret një top që po shkonte fort drejt tij.

66′ Në fushë Redon Xhixha, largohet Çokaj i dëmtuar.

64′ Sefgjini ndëshkohet me të verdhë për gjest anti-sportiv pas një faulli. Proteston Abibi, por Xhaj i tregon edhe atij të verdhin.

63′ Abibi tregon aftësitë e tij me këmbë. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, portieri ka dribluar sulmuesin i qetë.

59’ Kobina bën gjithçka mirë nga e djathta. Dërgon një kros në zonë por që ishte më i lartë seç duhej. Mund ta zgjidhte më mirë…

57’ Zëvendësimi i dytë në pak minuta. Largohet Daja, në fushë Greca.

53’ Okpotu e dërgon topin përsëri në rrjetë, por arbitri kishte fërshëllyer shumë më përpara duke sinjalizuar pozicion jashtë loje.

52’ Largohet Halili, në fushë Kobina.

48′ GOOL Çokaj. Jonuzi i jep një top në diagonal dhe mesfushori godet me të parën duke e dërguar topin në të majtë të Abibit që nuk mund të reagojë. Presioni tashmë kalon në anën e bardhebluve.

46′ Starton pjesa e dytë në Laç.

Related posts

PENDOHET Balotelli: Largimi nga Manchester City ishte gabimi im më i madh, mund…

F.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan nuk përmbahet, hidhet në sulm për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

SINJAL I MIRË PËR TIFOZËT/ Pochettino: Chelsea është rivali ynë më i madh, jo Arsenali

Isa.Autor

Leave a Comment