Futboll Seria A Sport

GODITJE FATALE NË DERBI/ Është një periudhë e zezë për Milanin, ja statistikat e frikshme

Është një periudhë e zezë për Milanin, që pas barazimit të shëmtuar në Parma ka regjistruar një humbje edhe më të shëmtuar, në kupë kundër Lazios, rival ndaj të cilit Gennaro Gattuso nuk kishte humbur kurrë.

Nga janari deri në mars dukej një Milan i pandalshëm, që po kapte edhe vendin e tretë, por rezultatet po vinin shpesh pa lojë bindëse dhe derbi ishte goditja fatale që ktheu kuqezinjtë me këmbë në tokë. Që prej humbjes kundër Interit, krizë totale: 7 ndeshje, vetëm një fitore e vuajtur kundër Lazios, ndërsa humbjet ndaj Interit, Samopdorias dhe e fundit ndaj Lazios kanë qenë mëse të merituara. Një Milan disi më i gjallë u pa ndaj Juves, por ishte një rival me shumë rezerva dhe me mendjen në Champions, që sërish arriti të fitonte.

Gattuso ka përdorur si justifikim lodhjen fizike, por nëse kjo është e vërtetë, atëherë ai është fajtori i madh, sepse nuk është e mundur që një ekip që u eliminua shumë shpejt nga Europa League të mos përballojë dot vetëm kampionatin, në një kohë që shumë ekipe të tjera luajnë edhe tre kompeticione deri në prill.

Më shumë se lodhja fizike, bie në sy lodhja mendore dhe mungesa e reagimit, loja e dobët dhe kaosi në nivel taktik, me eksperimente pa vlerë nga trajneri kuqezi, i cili nuk ka asnjë ide si të ndryshojë këtë situatë. Kundërsulmet kundërshtare janë vrasëse, pasimet për Piatek nuk po duken më dhe gjithnjë e më shumë po kuptohet se ecuria e mirë në fillim të vitit ndoshta kishte si arsye Paqueta, lojtari i vetëm me fantazi dhe ritëm te Milani, ndërsa me dëmtimin e tij Milani u fik.

Related posts

Diego Armando Maradona: Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës

Sadik.Autor

VIDEO/ Armando Vajushi shënon këtë supergol në Serie B

Q.Autor

DALIN PAMJET/ Çiklisti fluturon te tifozët në pistën e Birminghamit, disa të plagosur

F.autor

Leave a Comment