Futboll Sport

REALIZOI “POKER” NDAJ KAZAKISTANIT/ E rrallë në futboll, Mbappe merr vlerësimin maksimal nga “L’Equipe” (FOTO)

Pokeri i Kilian Mbape në fitoren e thellë të Francës me Kazakistanin, ka pushtuar faqet e para të mediave të mëdha që nuk i kanë kursyer elozhet për yllin e PSG-së.

Me katër golat e shënuar, Mbape theu një rekord 63-vjeçar në kombëtaren e ‘’gjelave’’, por francezi ka arritur dhe një rekord tjetër.

Mbape bëhet futbollisti i 12-të në histori të futbollit që vlerësohet me notën 10 nga gazeta franceze ‘’L’Equipe’’ duke u bërë pjesë e një listë të ngushtë me emra të mëdhenj

Në listë janë emrat e yjeve botëror si Lionel Mesi që e ka arritur dy herë këtë vlerësim, Levandovski, Nejmar, Dushan Tadiç apo Lukas Moura. Vlerësimi maksimal për yllin francez që vazhdon formën e shkëlqyeshme këtë sezon.

 

 

Related posts

FORMULA 1/ Leclerc shpall objektivin: Mund t’ia dalim mbanë të kapim atë vend

Delo.autor

GRUSHTA, SHKELMA DHE BËRRYLA/ Shihni “mikpritjen” speciale të mbrojtësve të Reims për Messin (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA E TRETË RADHAZI/ 9 pikë të humbura brenda një jave, Lazio rrezikon dhe vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment