Futboll Sport

FANTASTIK/ Sulmuesi shqiptar rikthehet më i fuqishëm se kurrë, turpëron keq kundërshtarin (VIDEO)

Jahmir Hyka ka filluar të luajë rregullisht në Izrael me skuadrën e Maccabi Netanya.

Pasi shënoi dy gola në gjysmëfinale të kupës dhe siguruan kalimin për në finale, këtë javë ish-mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë u bë protagonist me asist në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Hapoel Ber Sheva.

31-vjeçari mori një top në kundërsulm duke shkuar i vetëm drejt portës dhe me një lëvizje të trupit bëri që kundërshtari të dalë tërësisht blof dhe kishte të gjithë hapësirën e nevojshme për të goditur drejt portës, por preferoi të pasojë tek Melamed që shënoi golin e avantazhit.

Ndërsa në pjesën e dytë Barshazky shënoi golin e qetësisë, duke i dhënë tre pikë skuadrës së Netanya, që ngjitet në vend të tretë, duke zbritur Ber Shevan në vend të katërt.

Kujtojmë që vendi i tretë në kampionatin izraelit do të thotë pjesëmarrje në Europa League.

Related posts

Milan kthen epërsinë ndaj Bolognas (VIDEO)

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ “Azzurrët” përfitojnë një penallti, sulmuesi Berardi ndëshkon Belgjikën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment