Futboll Seria A Sport

FITOI TITULLIN E 5 RADHAZI ME JUVENTUSIN/ Allegri: Është një sezon i jashtëzakonshëm, por duhet të…

Massimiliano Allegri fitoi titullin kampion të pestë radhazi në stolin e Juventusit, që ishte njëkohësisht edhe i teti radhazi për bardhezinjtë, që kanë dominuar futbollin italian në vitet e fundit.

Natyrisht 5 skudeto radhazi nuk mund të zbehen aspak nga eliminimi i bardhezinjve në Champions, ndaj Allegir ka arsye për të festuar titullin kampion me skuadrën e tij.

“Është një sezon i jashtëzakonshëm, pasi të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë. Arritëm një objektiv mjaft të rëndësishëm, ndonëse më vjen keq për eliminimin nga Champions të martën në mbrëmje”, tha Allegri.

E ardhmja e tij është një nga çështjet e klubit bardhezi këtë verë, ndonëse vetë tekniku dhe presidenti Agnelli pranuan vijimin e bashkëjetesës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Po, do të vijoj të jem te Juvja, por duhet të ulemi dhe të programojmë të ardhmen, bashkë me drejtuesit”, tha Allegri.

Related posts

AVENTURË E PAZAKONTË/ Shkojnë në Bukuresht për të ndjekur Francën, por ndeshja luhet në Budapest

Delo.autor

BARAZIMI ME TEUTËN/ Skënder Gega: Morëm atë që merituam, Hila meritonte të…

Isa.Autor

“TANI FUTBOLLI NUK ËSHTË PRIORITET”/ FIFA: Do të luajmë kur të jemi të sigurtë

Delo.autor

Leave a Comment