Futboll Sport

Spalletti: Barazimi rezultat i drejtë, ja thembra jonë e “Akilit”

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur pas barazimit 1-1 që skuadra e tij mori ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Tekniku italian tha se rezultati ishte i drejtë, ndërsa tregoi edhe dobësinë e skuadrës së tij.

“Rezultati është i drejtë sepse të dy ekipet kishin mundësi për të shënuar dhe nuk arritëm të ishim të organizuar në mbrojtje, kur po sulmonim për golin e barazimit. Kjo është thembra jonë e Akilit.

Mbrojtësit e krahut mbeten shumë të hapur dhe kjo shkakton probleme. Pasi shënoi golin e barazimit, Roma vendosi të mbronte më thellë dhe nuk ka shumë hapësira mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Ata na lejuan të qarkullonim topin në mesin e fushës dhe u munduan të na godisnin me kundërsulme, ashtu e shënuan edhe golin. Në pjesën e dytë ishim më të organizuar dhe të duruar.

Perisiç është një lojtar shumë i vlefshëm, i fortë në ajër, gjithmonë i rrezikshëm në shtyllën e dytë dhe ka aftësinë fizike për të mbrojtur kur duhet.

Mendoj se mund të kishim bërë më mirë, sepse kemi gabuar në disa pasime që nuk duhet të lejohen në nivelin e Interit, gjithsesi, në përgjithësi, barazimi është i drejtë dhe me vlerë duke parë situatën në renditje” – përfundoi Spalletti.

Related posts

Inter futet në garë për talentin e Ajax

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Sergio Ramos i bëri presion Real Madrid-it me rrogën e Pique

Delo.autor

6 ndeshje, 10 gola – Zidane thotë se Ronaldo është rikthyer

Q.Autor

Leave a Comment