Futboll Premier League Sport

FITON GARËN ME JUVENTUSIN/ Ja klubi që i “rrëmben” 19-vjeçarin për 120 milionë euro

“Europa League” e nxori më mirë në pah yllin e Benfica, Joao Felix, autor i një “hat-trick” në çerekfinalen e parë kundër Eintracht. Në fund, skuadra portugeze u eliminua nga ky kompeticion, por nuk u minimizua rrezatimi i xhevahirit 19-vjeçar. Në Portugali e kanë krahasuar prej një kohe të gjatë me Cristiano Ronaldon, ndërsa interesi i Juventusit për të është i madh.

Ashtu si ai i Manchester City, i cili, sipas asaj që është transmetuar nga “Mais Bastidores” në kanalin “TVI”, është gati për hapin vendimtar në këtë operacion. Klubi anglez do ta paguante plotësisht klauzolën e lirimit të lojtarit, prej 120 milionë euro, për t’i siguruar shërbimet e Joao Felix dhe mundur konkurrencën e “Zonjës së Vjetër”.

Pavarësisht nga marrëdhëniet e shkëlqyera midis Andrea Agnelli dhe Jorge Mendes, menaxherit të 19-vjeçarit, duket se përcaktuese do të jenë milionat e sheikëve të “qytetarëve”. Juventusi e konsideron këtë shumë mjaft të lartë, edhe për një talent të tillë, me një të ardhme të shkëlqyer dhe të sigurt. Kjo e ardhme, nëse nuk ndodh diçka e pabesueshme, duket se do të jetë mijëra kilometra larg Torinos. Në Angli, te Machester City.

Related posts

NDODH NË LIGUE 1/ Lojtarin e rrahin dhe i djegin makinën (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United tregon çmimin e Pogbas

Sadik.Autor

FITORJA ME “MANITA” NDAJ SAN MARINO-S/ Trajneri Southgate: Kjo nxori në pah mentalitetin e ekipit për 90 minuta

Delo.autor

Leave a Comment