Futboll Seria A Sport

FLET PËR YLLIN BRAZILIAN QË LUAN NË ITALI/ Ish-portieri “Zikaltër” rrëfen: Ja pse Paqueta ZGJODHI Milanin

Në një intervistë për “Omni Sports”, ish-portieri i Interit, Julio Cesar foli për futbollistët brazilianë që luajnë në Itali dhe ndryshimet e futbollit në këto dy vende dhe për sulmuesin e Interit, Gabigol, i cili është huazuar tek Flamengo.

Ndryshimi Brazil-Itali dhe Gabigol – “Futbolli brazilian dhe ai italian janë shumë të ndryshëm. Në Brazil lojtarët kanë më pak përgjegjësi për t’u kthyer mbrapa dhe të ndihmojnë shokët e skuadrës. Të gjithë e dimë këtë dhe e shohim çdo ditë, shpresoj që një ditë Gabigol të kthehet në Europë dhe te Inter dhe që një ditë të ketë të njëjtin sukses si këtu në Brazil“.

Paqueta –”Besoj se ai zgjodhi Milanin për shkak të së njëjtës ngjyrë, ashtu siç i ka edhe Flamengo. Kam luajtur me të kur isha tek Flamengo për të mbyllur karrierën. U trishtova sepse mund të ishte i Interit, por Leonardo ka bërë një punë të madhe për ta bindur atë, që të firmosë për Milanin. Unë vetëm mund t’i uroj atij lumturi dhe sukses në Europë dhe tek Milan, por kur të luajë kundër Interit, unë duhet të mbështes gjithmonë skuadrën time”.

Related posts

SUPERKUPA E FRANCËS/ Nuk ka vend për Mbappe në listën e PSG-së, ja arsyeja…

Delo.autor

Përveç Perisic/ Mourinho do një tjetër finalist të Botërorit tek Manchester United

Isa.Autor

ZBULIMI TRONDITËS i ish-mbrojtësit të Tottenham: KAFSHIMI nga një MI më la…

Isa.Autor

Leave a Comment