Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Teuta, Mbyllet pjesa e parë pa emocione në “Elbasan Arena”

Kukësi dhe Teuta luajnë ndeshjen e fundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Me takimin e parë të përfunduar në barazim 2-2 në qytetin e Durrësit, janë verilindorët që kanë një avantazh nga goli në fushë kundërshtare, por asgjë nuk është e mbyllur.

Në sfidën e “Elbasan Arenës”, trajneri Ndreu e nis me Rexhinaldon e Shkurtajn në sulm nga minuta e parë, ndërkohë që Shkëmbi i beson nga minuta e parë Avdylit e Gashit, ndërkohë që para mbrojtjes gjendet Osmani, me Arapin e Bicajn në qendrën e mbrojtjes.

LIVE | Kukësi-Teuta 0-0 (2-2)

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Teuta 0-0 (2-2)

45′ 1 minutë shtesë.

44’ Kallaku provon nga vendi, me të majtën nga shumë larg portës së Frashërit, dhe mbi kuadrat.

39’ Skemë e Kukësit nga goditja e dënimit. Rrumbullaku pason tokazi për Rexhinaldon, i cili godet direkt, por topi përplaset në këmbët e mbrojtjes së mbipopulluar të Teutës.

35’ Progni bën presion tek mbrojtja e Kukësit, Cuculi bën më të sigurtën dhe e çon në rivënie anësore.

34’ Rexhinaldo pranë golit me kokë pas një harkimi që merr nga Rama, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

32’ Beqja provon të befasojë Frashërin, me një goditje nga shumë larg portës, por portieri kontrollon pa shumë probleme.

27’ Bushiç shkëputet bukur në mesin e mbrojtjes së Kukësit, por është Krasniqi që ndal sulmuesin kroat, teksa shkonte rrezikshëm drejt portës.

21’ Uilliam nga e djathta hedh një top në mesin e mbrojtjes së Teutës, por spastrohet në një moment vendimtar.

16’ Aksion i rrezikshëm i Teutës. Progni në fundore pason për Bushicc në mesin e zonës. Ky i fundit te Gashi, dhe topi shkon në krahun e djathtë, tek Frashëri, por goditja e mbrojtësit lë shumë për të dëshiruar, shumë mbi traun e portës.

13’ Krosim në zonën e Teutës, topi shkon drejt Ramës, por bën faull teksa përpiqet të godasë me kokë.

11’ Arapi provon me një kthesë në ajër, pas një topi të gjatë në zonën e Kukësit, por pa shënjestër drejt portës së Frashërit.

7’ Gafë e gjyqtarit anësor, i cili akordon një pozicion jashtë loje për Prognin, por lojtari u nis dukshëm brenda.

5’ Progni rrëzohet brenda zone në një dyluftim ajror tek mbrojtja e Kukësit, por janë verilindorët që spastrojnë.

1′ Nis sfida në Elbasan. Ndreu surprizon duke lënë në stol Rrocën, që ishte parashikuar të niste si titullar, e në vendin e tij Valdet Rama.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ Sulmuesi anglez nuk rinovon, do largohet nga Arsenali

Isa.Autor

DILEMA ËSHTË SHUMË E MADHE/ Kontratë me UEFA-n për të drejtat televizive, ja përse hesht PSG-ja…

Delo.autor

Afrikë e Jugut, ferri në stadiumin e ndërtuar për Botërorin e 2010-s

Sadik.Autor

Leave a Comment