Futboll Premier League Sport

EPISOD I PAZAKONTË/ Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, mesfushori Dajer e pëson keq (VIDEO)

Mesfushori i Totenhemit, Erik Dajer, nuk i ka shpëtuar dënimit, pas atij episodi të pazakontë më 4 mars, në sfidën ndaj Noruiç, e vlefshme për Kupën e Anglisë.

Futbollisti i “gjelave” i befasoi të gjithë në fundin e ndeshjes, teksa kapërceu barrierat duke u ngjitur në tribunë dhe duke shkuar të përleshet me një tifoz. Me pas u zbulua se arsyeja e vërtetë e këtij konfrontimi ishte sepse një tifoz ofendoi vëllain e futbollistit në tribunë.

Për shkak të pandemisë, FA ka vendosur sot dënimin për mesfushorin anglez. Dajer është gjobitur me 40 mijë sterlina dhe nuk do të jetë i gatshëm për 4 ndeshje.

Ky pezullim i futbollistit  vjen në një moment shumë kritik të sezonit, pasi Totenhemit i duhen pikë dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë kalendar të ngjeshur.

Related posts

E BUJSHME/ U përfol se do të shkonte te PARTIZANI, ish-ylli i SKËNDERBEUT transferohet në…

Isa.Autor

FITORJA 13-0 E AJAX/ Shikoni golin simbol të yllit Antony i disfatës së rivalëve (VIDEO)

Delo.autor

SERIA A/ Itali, këto janë skuadrat më të gjobitura të kampionatit

Sadik.Autor

Leave a Comment