Futboll Kategoria Superiore Sport

“THUMBON” KLUBIN ME BANDEROLË NË “AIR ALBANIA”/ “Ultrasit” e Tiranës: Mirëkuptim nuk kërkuat kur prekët fundin, po…

Pavarësisht se po bën një nga sezonet më të mira në 10 vitet e fundit, nuk mund të thuhet se marrëdhëniet midis ultrasve të Tiranës “Tirona Fanatics” dhe klubit bardheblu janë të kënaqshme.

Vendimi i drejtuesve të klubit kryeqytetas për ta zhvilluar sfidën kundër Teutës në stadiumin “Air Albania” nuk është pritur mirë nga ultrasit bardheblu, të cilët dëshironin që kjo përballje të zhvillohej në “shtëpinë” e Tiranës, stadiumi “Selman Stërmasi”.

Edhe në sfidën kundër sotme kundër skuadrës durrsake, “Fanatics”-at shënjestruan klubin e Tiranës duke u kujtuar periudhën 2017-2018 kur 24-herë kampionët e Shqipërisë luajtën në Kategorinë e Parë kur marrëdhëniet mes palëve u acaruan, ndaj dhe për mosmarrjen e mendimit për terrenin për të zhvilluar sfidën me Teutën në “Air Albania” nuk është mirëpritur nga sektori radikal i tifozëve të Tiranës.

bandicam 2020-02-02 17-41-14-402

“Mirëkuptim nuk kërkuat kur kapët fundin, po kërkoni për stadiumin”, shkruhet në banderolën e shpalosur nga “Fanatics”-at në stadiumin “Air Albania”.

Related posts

MERKATO/ Nga Dinj te dashuria e vjetër, zbardhet lista e dëshirave të Interit

Delo.autor

E donin Barça, Dortmund dhe Chelsea/ Fulham siguron francezin për 28 milionë euro

Isa.Autor

KRITIKA PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Presidenti Bardhi mbledh trajnerët, ja prapaskenat te Dinamo

Delo.autor

Leave a Comment