Futboll Premier League Sport

LËSHON “TENTAKULAT” TEK SERIE A/ Arsenal gati 30 milionë euro për mesfushorin belg…

Mesfushori 25-vjeçar belg Dennis Praet mund të jetë blerja e re e skuadrës së Arsenal, që është ende në kërkim të një lojtari që të zëvendësojë Aaron Ramsey (do të luajë me Juven sezonin e ri). Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, skuadra londineze ka shënjestruar mesfushorin që luan në Serinë A me ekipin e Sampdoria.

Arsenal ka mbetur i kënaqur nga bashkëpunimi me ekipin italian, teksa verën e shkuar bleu një tjetër mesfushor, Lucas Torriera, që po bën një paraqitje të mirë. Emery mendon se Praet, një fantazist që po dallohet në Serinë A me Sampdoria (88 ndeshje e 4 gola në 3 sezone), mund të jetë i përshtatshëm për të luajtur në Premier League.

Sipas mediave britanike, Arsenal është gati të bëjë një ofertë për mesfushorin, që sipas Sampdoria kushton 30 milionë euro. Një shumë e përballueshme nga Arsenal për një lojtar që ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren belge. Nga kjo shitje edhe Sampdoria do të përfitonte 3-fish, duke qenë se e bleu për shumën e 10 milionëve 3 sezone më parë.

Related posts

Manchester United dhe Liverpool në garë për të firmosur me mesfushorin e Barcelonës

Sadik.Autor

“ARTITEKTI I TRIPLETËS”/ Moratti: I kënaqur edhe me vendin e dytë, frustruese kur fiton gjithmonë…

Isa.Autor

LAJME TË MIRA PËR TIRANËN/ Shehit i kthehen dy titullarë për derbin në “Kupën e Shqipërisë”

Delo.autor

Leave a Comment