Futboll Premier League Sport

NGA CHELSEA TEK MOURINHO/ Romelu Lukaku zbulon: Do t’i jem gjithmonë mirënjohës, sepse…

Gjatë një interviste të dhënë për serinë e “Zotërinjtë e Futbollit”, që transmetohet nga “Sky Sport”, sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien e tij me ish-trajnerin  Jose Mourinho, fillimisht te Chelsea, e më pas te Djajt e Kuq.

“Vështirësitë e para me Mourinhon ishin të lidhura me faktin se unë doja të luaja dhe besoja se e meritoja. Ndërkohë ai mendonte se unë nuk isha ende gati. Ishte situata tipike në të cilën një futbollist i ri dëshiron të luajë sepse kërkon të hyjë në lojë, ndërsa trajneri pret që lojtari të bëjë një përmirësim të cilësisë”, tregoi sulmuesi belg.

“Nëse duhet të jem i sinqertë, në rastin tim, isha përmirësuar shumë në dy vitet e fundit dhe ai nuk besonte në këtë gjë. Për këtë arsye u largova. Kur më pas folëm, teksa isha në Shtetet e Bashkuara, as që u përmend fakti që ai nuk më kishte dashur, por ecëm përpara”, vijoi Lukaku.

“Ndonjëherë ndodh që të konfliktohesh me trajnerin, por në përfundim gjithçka duhet të shkojë përtej. Ditën tjetër duhet të jesh në gjendje të thuash: Ej, si je? Dhe vijon sërish të luash. Kjo është marrëdhënie ime me atë, nuk jemi zënë, kemi patur një marrëdhënie të mirë pune dhe personale, sepse ai më kuptoi si futbollist dhe si person”, deklaroi futbollisti i Manchester United.

“Në kohët e fillimit ai nuk më kishte kuptuar, sepse isha një djalosh i ri, ai nuk njihte prejardhjen e jetës time. Tani e njeh, e di se cili person jam, do t’i jem gjithmonë mirënjohës, sepse ishte ëndrra ime që fëmijë të stërvitesha nga ai. Përtej, kuptova një tjetër gjë me kalimin e kohës: nuk ka rëndësi ajo që thonë njerëzit jashtë, nuk ka rëndësi ajo që mendojnë për atë”, përfundoi Lukaku.

Related posts

SKANDAL NË ITALI/ Futbollisti shpërndan videon me “drita të kuqe” të së fejuarës

Delo.autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Inter mposht Romën dhe vazhdojnë garën për kreun

Delo.autor

Francë-Argjentinë/ Dominim i frikshëm, ja kush kryeson me fitore në ndeshje direkte

Isa.Autor

Leave a Comment