Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Tirana, Vendasit befason bardheblutë, Çokaj dyfishon shifrat

LIVE/ Laçi-Tirana 2-0 (0-3)
Shtubina 29′  Çokaj 48′

KOMENTI 

48′ GOOL Çokaj.

46′ Starton pjesa e dytë në Laç.

45+1. Përfundon pjesa e parë.

44′ Tirana reagon me Dajën, ku devijon një top me gju të ardhur nga e djathta. Megjithatë Selmani është i vëmendshëm dhe largon.

42’ Okpotu humbet një rast të artë. I gjendur i vetëm pas një harkimi sulmuesi bën më të vështirën duke goditur jashtë.

40’ Kartoni i parë i takimit. Ndëshkohet Maveje pas një përplasje të rrezikshme me Eller.

36′ Më kërkuese Tirana në këto minuta që kërkon të reagojë pas golit të pësuar. Fillmishit Imami me një krosim në zonë ka sjelle rrëmujë te Laçi, por që kanë larguar mbrojtësit. Më pas vendasit mbyllin një top nga Halili që po të kishte filtruar e nxirrte Hasanin të vetëm.

33′ Tirana mundohet të reagojë. Hasani mund të kishte nxjerrë të lirë Sentamun, por ky i fundit është kapur në pozicion jashtë loje nga anësori.

29’ GOOL. Karabeci gabon duke mbajtur më shumë seç duhet topin. Okpotu ia rrëmben dhe topi shkon te Mane që pason te Shtubina që po vinte nga e djathta. Ky i fundit nuk e ka të vështirë të mposht Abibin.

23’ Lojë e ashpër. Çokaj fillimisht përplas Kërçikun dhe më pas Halilin. Gjyqtari i bie bilbilit në rastin e dytë, por nuk ndëshkon asnjë.

19’ Lojë e hapur nga skuadrat me vendasit që tentojnë me krosime të shumta në zonë. Bardheblutë po presin rastin për ti gjetur zbuluar kurbinasit.

15’ Sefgjini ekzekuton një goditje dënimi, grushton fort Abibi dhe ngelet i dëmtuar, por duket se nuk ka asgjë për portierin që çohet në këmbë pas ndihmës mjekësore.

12′ Gjoni shpëtimtar për Laçin. Largon topin në vijën fatale pasi largon topin e goditur nga Hasani.

9′ Minuta të qeta në Laç. Duele të forta në mesfushë mes skuadrave, por pak ngacmime për portierët.

4’ Mundësi e artë për laçianët, godet Shtubina nga një goditje dënimi afër zonës, pret Abibi.

1′ Nis sfida.

Related posts

MAN CITY THELLON SHIFRAT/ Jesus kompleton het-trikun (VIDEO)

Delo.autor

City-United, “Qytetarët” duan titullin në derbi

Sadik.Autor

PAKTI I BËRË NË MUAJIN GUSHT/ Ja çfarë do të ndodhë me Conten nëse humb ndaj Realit ndeshjen tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment