Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS KOMPLETOHET PARA PARTIZANIT/ Ballshiotët prezantojnë edhe dy lojtarët në huazim nga “Demat”

Bylisi ka qenë shumë aktivë këtë merkato, si në dalje ashtu edhe në hyrje. Por, një gjë është pozitive, sepse me shitjen e mesfushorëve si: Murataj, Mëllugja e Lika janë mbushur edhe arkat e klubit ballshiot.

Gjithsesi, në Ballsh duket se kanë bërë merkato duke afruar me eksperiencë dhe janë prezantuar në klub, në zyrat që ndodhen në kompleksin “Bylis” futbollistët si: Dorjan Barjami e Arjel Muçollari në mbrojtje, Agim Dajçi e Alesio Hyseni në mesfushë, Haris Harba dhe Marko Mogon në sulm.

Me këto afrime, trajneri Dovedan ka mundësi që të zgjedh lojtarë për në 11-she duke pasur më shumë alternative, por edhe në stol, duke qenë se janë edhe 19 javë përpara dhe ballshiotët synojnë që të mbijetojnë në elitë, madje duke kërkuar edhe diçka më shumë.

Ndërkohë që edhe blerja e bujshme, Nemanja Kojiç, duket edhe më në formë dhe në Ballsh pritet shumë prej tij në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Mallakastriotët kanë tri sfida vendimtare, me Partizanin e Laçin në fushën e vete dhe shkojnë më pas në Fier, në ndeshjen e dytë të fazës së tretë.

Në këtë merkato, Bylisi ka realizuar plot 10 afrime lojtarësh, në Superiore, Kategorinë e Parë, por edhe të huaj që vijojnë për herë të parë në kampionatin tonë, e natyrisht që duan kohën e tyre të përshten.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-futbollistit të Freiburg: Kam luajtur i dopuar, me detyronin të merrja tableta

Delo.autor

“EURO 2020″/ Plas skandali te Polonia, portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare vetëm pak orë para…

Delo.autor

Vllaznia mban “me zemër të ngrirë” edhe Luftëtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment