Futboll Premier League Sport

LAJME TË KËQIJA PËR LIVERPOOL/ Titullari pëson dëmtim dhe mbyll vitin…

Lajme të këqija vijnë për Jyrgen Klopin nga infermieria, teksa ka humbur Fabinjon për shkak të dëmtimit.

Mesfushori u dëmtua në ndeshjen me Napolin në mesjavë në Ligën e Kampionëve, dhe u detyrua të largohet në minutën e 18’, duke i lënë vendin Vajnaldum. Menjëherë pas kësaj, ai iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Ditën e sotme ka dalë edhe përgjigja e analizave, me futbollistin që e ka mbyllur vitin dhe pritet të jetë i gatshëm në janar të 2020-ës. Nëpërmjet një komunikate zyrtare Liverpuli ka njoftuar se mesfushori ka pësuar një dëmtim në ligamentin e këmbës, ,e brazilianin që do të nisë një program rikuperimi dhe pritet të jetë i gatshëm në fillim të vitit tjetër.

Një lajm ky shumë i keq për trajnerin Klop, për të cilin Fabinjo ishte një titullar i padiskutueshëm në mesfushë dhe tani duhet të gjejë zgjidhje tjetër për atë repart.

Related posts

SHQIPËRIA U-19/ “Tris” Kosovës në miqësore, shkëlqen Kombëtarja e Cungut

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishon shifrat, shënon Ramos

Delo.autor

E ULI RROGËN PËR BARCELONËN/ Levandovski: Do kthehem te Bajerni…

F.autor

Leave a Comment