Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Starton sfida në Gjirokastër

Është duke u luajtur në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, një përballje tepër delikate për të 2 skuadrat, të cilat kanë si objektiv sigurimin e mbijetesës.

Luftëtari-tIRANAKujtojmë që Luftëtari dhe Tirana u përballen edhe në mesjavë në Gjirokastër, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë që përfundoi në barazim 0-0.

Për sa i përket formacioneve, Dunga është rikthimi i madh për skuadrën e Ahmatajt, ndërkohë që mungojnë Ramadani dhe Rapa. Te bardheblutë mungesat janë më të shumta. Ku spikat ajo e kapitenit Karabeci, mbrojtësit Imami , por edhe e sulmuesit Ngo.

Luftëtari ndodhet në vendin e 7-të të renditjes me 38 pikë, ndërsa Tirana ndodhet një vend më poshtë me dy pikë më pak, pra 36.

LIVE| LUFTËTARI-TIRANA 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

5′ Kobinah kroson në zonë, Turtulli tenton me kokë, por nuk e gjen kuadratin.

3′ Hoxha dhe Halili përplasen në ajër dhe stafi mjekësor futet të japë ndihmën e parë. Loja rifillon.

1′ Starton sfida në Gjirokastër. Topin e parë e shkelmon Luftëtari.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Goxha, Hoxhallari, Maveje, Kobina, Hasani, Oduamadi, Sentamu, Halili. Trajner: Ardian Mema

Luftëtari: Bakaj, Demo, Koconis, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka, Rapo, Ymeraj, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Related posts

E PABESUESHME/ Griezmann fal Realin, humbet një rast të pastër! (VIDEO)

Delo.autor

INTER-LIVERPOOL/ Inzaghi me “artileri të rëndë”, dy surpriza nga Klopp (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Sherri në “Stamford Bridge”/ Ja kush është italiani që tërboi MOURINHON

Isa.Autor

Leave a Comment