Formula 1 Të tjera

ARBITRIM KORRET NË DERBI INTER-JUVENTUS/ Nuk kishte asnjë penallti, gjyqtari Banti fali Kuadradon

Arbitrim korrekt në “derbin e Italisë” nga kryesori Luka Banti, i sigurt në rastet e pakta të dyshimta. Në minutën e 36-të ka një kontakt në zonën interiste mes Matuidit dhe D’Ambrozios: akordohet me të drejtë faull kundër mesfushorit juventin.

Në të 48-ën Kuadrado rrëzohet në zonën e penalltisë pas një dyluftimi me Brozoviç. Banti fal kolumbianin duke mos i kursyer të kuqin.

Në të 72-ën: Bernardeski shërben Spinacolën, De Vraj largon me kokë topin që përfundon në krahun e Vesinos, megjithatë i ngjitur me trupin. Minuta e 88-të: Ronaldo pretendon penallti pas kontaktit me Azamoahn, por nga përsëritja dallohet që portugezi kërkon kontaktin.

Related posts

MERCEDES TRIUMFON NË FRANCË/ Formula 1 bëhet monotone nga Lewis Hamilton

Delo.autor

FORMULA 1 NË “KAOS”/ Pista me më shumë tifozë rrezikon të largohet nga Botërori

Delo.autor

NBA/ Leonard i “padisponueshëm” pas dëmtimit, pezullim pa afat për Chris Paul

Delo.autor

Leave a Comment