Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Laçi, E pabesueshme. Futbollisti i demave nuk shënon me portën bosh

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Laçit e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Gegës vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë me Kastriotin, teksa do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt “çështjen” titull.

Ndërkohë në krahun tjetër, Laçi vjen me moral të lartë, pasi mposhti Skënderbeun fundjavën e shkuar me rezultatin 1-0. Objektivi i kurbinasve është sigurimi i një pozicioni që të dërgon në Europë.

Partizani tifozet

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me ndryshime në formacione. Gega ka vendosur Kalarin si qendërmbrojtës në krah të Belicës, ndërsa Starova ka zhvendosur Shtubinën si mbrojtës i djathtë.

LIVE| PARTIZANI-LAÇI 0-1

Shtubina 22′ (p)

KOMENTI LIVE: 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

40′ E pabesueshme çfarë humbet Emanuel Mensah. Pas një harkimi të bukur të Ibrahimit, sulmuesi i Partizanit bën më të vështirën me portën e boshatisur, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

35′ Partizani hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por mungojnë rastet konkrete në portën e Selmanit.

29’ Pas goditjes nga këndi, Trashi provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë pas një devijimi të lehtë.

25′ Barazohet numri i kartonëve, ndëshkohet futbollisti i Laçit Domgjoni, për faull në mesfushë.

24′ Trashi ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës.

22′ GOOOOL LAÇI 0-1/ Shtubina shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 

21′ Penallti për Laçin, pas ndërhyrje së gabuar të Alban Hoxhës ndaj sulmuesit Xhixha. Për gjyqtarin Sino nuk ka dyshime, teksa Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ Tjetër rasti i rrezikshëm për Laçin. Lushkja provon nga distanca, Hoxha devijon në këndore.

18′ Gabime të shumta në pasime nga futbollistët e Partizanit, të cilët ende nuk kanë arritur të rrezikojnë portën e Selmanit.

14′ Ibrahimi provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

10′ Okpotu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër në mesfushë ndaj Malës.

8′ Minuta mjaft të mira për kurbinasit, ndërkohë që Partizani nuk po del ende në lojën e vetë.

6′ Lushkja provon me një gjuajtje të befasishme nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

3′ Moment i vështirë në portën e Partizanit, pranë golit skuadra e Laçit. Alban Hoxha bën shpëtimtarin duke ndalur 2 herë gjuajtjet e Shtubinës dhe Domgjonit brenda zonës.

1′ Ka startuar sfida në “Selman Stërmasi”.

Related posts

“DJAJTË” HYNË NË HISTORI/ Hazard me shokë priten si heronj në Belgjikë

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ ​Liverpool synon të ruajë ecurinë e përkryer në Premier League

Isa.Autor

Elis Bakaj prezantohet te Shakhtyor Soligorsk

Q.Autor

Leave a Comment