Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Tension në Korçë, Radas kapet me Bathën

Është duke u luajtur në Korçë përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë tepër vendimtare për objektivat e skuadrës të cilat synojnë zonën e Europës.

bandicam 2019-04-28 19-02-52-703

Korçarët vijnë në këtë takim pas humbjes në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Flamurtari barazoi në shtëpi ndaj Luftëtarit. Në 30 javë, vlonjatët kanë arritur të sigurojnë 48 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 6-të me 43 pikë.

LIVE| SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1-0

Krasniqi 27′ 

KOMENTI LIVE: 

57′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, Dita provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet dhe përfundon ngjitur me shtyllën.

56′ Sibo nis bukur Bregun, ky i fundit rrëzohet brenda zonës pas një dueli me Pollozhanin, por për gjyqtarin Koçi gjithçka e rregullt.

53′ Nervozizëm në Korçë, Radas kapet me Bathën, gjyqtari i ndëshkon të dy futbollistët me kartonë të verdhë. Kapiteni i korçarëve humbet sfidën ndaj Tiranës.

47′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion.

Related posts

BONUCCI VRER NDAJ LAZIOS DHE INTER/ Icardi tërbon tifozët “Zikaltër” duke bërë… “like”

Delo.autor

Spanjë, legjenda e Realit shkarkohet pas humbjes së fundit

Q.Autor

Real Madrid, skuadra e parë që luan me formacion të njëjtë në dy finale të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment