Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT ME MANCHESTER UNITED/ Sarri deklaron: Mendoj se kemi bërë një sezon të mirë, na duhen…

Maurizio Sarri është i kënaqur me barazimin ndaj Man United, por thotë se skuadra e tij mund ta kishte fituar ndeshjen.

“Në 20 minutat e para kishim probleme me distancën mes Higuain dhe mesfushës.

United është shumë i rrezikshëm kur ka hapësira përpara dhe ishim në vështirësi, por në pjesën e dytë kontrolluam ndeshjen dhe mund të kishim fituar.

Higuain? Për një sulmues është e vështirë të përshtatet me Premier League, për çdoi sulmues. Mbaj mend Suarez te Liverpool në sezonin e parë shënoi vetëm tre gola.

Pastaj 16, më pas 24, por është e vështirë të përshtatesh. Mendoj se në sezonin e ardhshëm do të jetë në gjendje të shënojë më shumë gola.

A do të jetë te Chelsea sezonin tjetër? Nuk e di, nuk jam përgjegjës për merkaton kështu që nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Në teori, po.

Na duhen dy fitore. Nëse marrim katër pikë atëherë do t’ia lëmë në dorë golavarezhit. Ishim në finalen e League Cup, jemi në gjysmëfinalen e Europa League dhe po luftojmë për kualifikimin në Champions.

Mendoj se kemi bërë një sezon të mirë.”

Related posts

BOMBERI QË PO ÇMEND ITALINË/ Piatek: Rekordi i Batistutës i vështirë, pas gjashtë muajsh…

Isa.Autor

Arsenal-Liverpool, derbi anglez për “yllin” e madh portugez

Sadik.Autor

Milan-Fiorentina/ Pas 14 minutash lojë, Pulgar nuk gabon nga 11-metërshi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment