Boks MMA

MESAZH PËR RIVALIN E ARDHSHËM/ Khabib: Së bashku shihemi në shtator…

Pas fitores së Dustin Poirier ndaj Max Holloway në eventin UFC-236 zhvilluar sot (me vendim unanim të gjyqtarëve), amerikani fitoi titullin e “kampionit të përkoshëm” në peshën e lehtë. Jo vetëm kaq, por Poirier fitoi edhe të drejtën që të duelojë për titullin e këtij Divizioni ndaj kampionit rus Khabib Nurmagomedov.

Ky i fundit, i pezulluar deri në fillim të qershorit, ka komentuar këtë sukses. “Nuk jam dakord me gjyqtarët. Për mua kjo sfidë ishte barazim. Respekt maksimal për të dy luftëtarët. Poirier mori një titull që nuk mund ta mohojë askush. E përgëzoj Dustin, së bashku shihemi në shtator”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në “Twitter” Khabib Nurmagomedov.

Rusi do të rikthehet në kafaz në shtator, 3 muaj pasi të përfundojë pezullimin, lajm që është konfirmuar më herët edhe nga presidenti i UFC-së, Dana White. Pas kësaj deklarate të Khabib nuk ka më dyshime se kush do të jetë rivali i tij i radhës në kafaz, duke mbyllur shpresat për një revansh me Conor McGregor. Të paktën për momentin.

Related posts

Nurmagomedov pritet si hero në Dagestan (Video)

Sadik.Autor

HUMB NDESHJEN NDAJ TAKAM/ Senad Gashi mposhtet me KNOCKOUT nga boksieri francez (VIDEO)

Delo.autor

UFC/ Dana White: Fansave nuk u intereson më kjo peshë, do ta mbyllim

Isa.Autor

Leave a Comment