Basketball

NBA/ Celtics thuajse në play off, për Pistons s’mjaftuan 45 pikët e Griffin

Vijojnë me intensitet të lartë ndeshjet në këtë fund sezoni të rregullt në NBA, ku në Konferencën e Lindjes ende kanë mbetur të papërcaktuara tri skuadrat e fundit që do të marrin pjesë në play off.

Boston Celtics fituan 117-97 përballjen direkte me Indiana Pacers e thuajse e kanë siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë të play off-it. Skuadra e Brad Stevens dominoi mbi parket falë 22 pikëve të Jayson Tatum dhe 21 të Gordon Hayward.

Orlando Magic ishin të papërmbajtshëm përballë Atlanta Hawks, duke fituar 149-113. Realizuan nga 25 pikë Nikola Vucevic, Evan Fournier dhe Terrence Ross, duke i ngjitur Magic të paktën provizorisht në vendin e 6-të.

Fitorja e Orlandos mori më shumë vlerë nga humbja e tretë radhazi e Detroit Pistons 123-110 në parketin e Oklahoma City Thunder, pavarësisht se Blake Griffin realizoi 45 pikë. Në radhët e vendësve spikati me 30 pikë Paul George dhe Russell Westbrook thuajse me “triple-double”: 19 pikë, 8 asiste dhe 15 rikuperime.

Disfatë e rëndë në sekondat e fundit për Miami Heat 111-109 nga Minnesota Timberwolves. Nuk mjaftuan për ekipin nga Florida 24 pikët e Dwyane Wade, ndërsa në radhët e vendësve, tashmë jashtë garës për zonën play off, spikatën Dario Saric dhe Gorgui Dieng, secili me 19 pikë.

Me Stephen Curry-n në superfomë (realizoi 40 pikë, duke qenë i saktë në 9 nga 12 gjuajtjet për tre), Goldes State Warriors siguruan fitoren e katërt radhazi 120-114 ndaj Cleveland Cavaliers, të cilëve nuk u mjaftuan 27 pikët e Collin sexton.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Toronto Raptors 113-111

Orlando Magic – Atlanta Haëks 149-113

Ëashington Ëizards – San Antonio Spurs 112-129

Houston Rockets – Neë York Knicks 120-96

Indiana Pacers – Boston Celtics 97-117

Minnesota Timberëolves – Miami Heat 111-109

Oklahoma City Thunder – Detroit Pistons 123-110

Dallas Mavericks – Memphis Grizzlies 112-122

Utah Jazz – Sacramento Kings 119-98

Phoenix Suns – Neë Orleans Pelicans 133-126

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 119-110

Golden State Ëarriors – Cleveland Cavaliers 120-114

Los Angeles Clippers – Los Angeles Lakers 117-122

Related posts

KËRCËNIMET PËR SFIDËN/ Basketbollisti turk i NBA braktis ndeshjen në Londër

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Po udhëtonte me Barcelonën, por do firmoste me Realin. “Katalanasit” zbresin nga avioni lojtarin…

Delo.autor

Shkruhet historia, për herë të parë një trajner europian në stolin e NBA-së

Sadik.Autor

Leave a Comment