Futboll Seria A Sport

NGA DEBUTIMI I PARË NË TITULLAR ME LAZION/ Ja pse “San Siro” është hajmali për Thomas Strakoshën

Thomas Strakosha tashmë është një titullar i padiskutueshëm në portën e Lazios.

Ai ka kujtime të bukura nga debutimi i tij, pasi ndeshjen e parë si titullar e luajti më 20 qershor 2016, në “La Scalan” e futbollit italian, në “San Siro”.

Edhe pse Lazio humbi 2-0, për Strakoshën ajo ditë ishte një kujtim i bukur pasi la në stol la në stol Marketin e dëmtuar, duke e detyruar më pas që të gjej një ekip tjetër në karrierë.

Strakosha u kthye dy javë më parë ndaj Interit në “San Siro”, ku ishte një nga arkitektët e fitores në kampionat.

Gardiani kuqezi bëri disa pritje shpëtimtare duke u bërë i pakalueshëm me disa pritje vendimtare në penalltitë ndaj Martinezit dhe Naingolanit për të dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Strakosha do të kthehet edhe njëherë në “San Siro”, këtë radhë në Kupë, më 24 prill.

Related posts

INZAGHI KËRKON NJË ZËVENDËSUES/ Korrea humb derbin, Interi tani mendon për titullarin e Juventusit…

Delo.autor

Roma-Milan, “Djalli” ka humbur 4 herë radhazi ndaj verdhekuqve

Q.Autor

PAS BARAZIMIT ME KUKËSIN/ Trajneri Shkëmbi: Ky kampionat ka shumë pak diferenca, pavarësisht…

Delo.autor

Leave a Comment