Sport Të tjera

“NJË MEDALJE ARI DHE DY ARGJENDI”! Peshëngritësi Çalja: Në dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në…

Briken Çalja arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian të Peshngritjes.

Peshngritësi shqiptar përfaqësoi denjësisht ngjyrat kuqezi duke fituar medalje të artë në peshën deri në 71 kilogramë në shkëputje e të argjendtë në shtytje e dygarësh.

Pas përfundimit të garës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çalja ka shprehur gëzimin e  tij për këtë sukses mjaft të madh.

Postimi i Briken Çaljas

“Një medalje ari dhe dy argjendi!
Rezultat historik dhe një ndjenjë krenarie e papërshkrueshme teksa këto dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen nga i pari e deri tek i fundit.
Mbështetja juaj është krenaria ime më e madhe. I jam mirënjohës të gjithëve që më ndenjën pranë dhe më mbështetën.
Do të vazhdoj të luftoj që himni i vendit tim të ndëgjohet në pedanet e krejt botës mbarë.

Faleminderit , faleminderit, faleminderit!
Brikeni”

Related posts

“Neymar s’ka klauzolë prishjeje në kontratën me PSG-në”

Sadik.Autor

RODRI PRANË BARÇËS/ Man.City piketon pasuesin e spanjollit

F.autor

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati nuk po gjen hapsirë tek Barcelona, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment