Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ ÇARÇANI: U largova nga FSHF-ja me konsensus. Ju tregoj surprizat në emisionin e ri “Pressing”

Gerti Çarçani nuk do të jetë më drejtor i marrëdhënieve me publikun pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Së fundmi, është vetë ai që ka njoftuar për fundin e bashkëpunimit me institucionin e futbollit në vend, duke falënderuar presidentin Armand Duka si dhe sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulku.

Megjithatë ai nuk largohet nga bota e futbollit sepse bën me dije që do të vijë me një emision të ri sportiv, “Pressing” që do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në ekranin e ABC News.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al Carçani tregon për këtë projekt dhe arsyet që e çuan gazetarin e mirënjohur të shkëpuste bashkëpunimin me FSHF-në.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Carcani, para disa ditësh u njoftua largimi juaj nga posti I drejtorit të Fshf dhe njëhërësh koordinatori me mediet pranë këtij institucioni. Cfarë ndodhi realisht, e prisnit këtë vendim?
Asgjë nuk ndodhi. Ishte një dakordsim mes Presidentit dhe meje për ndërprerjen e raporteve institucionale. Një kërkese e imja e cila fillimisht më pare nuk u pranua nga Presidenti, por në një moment të dytë arritëm akordin duke mbetur miq të mirë.


2- Si ka qenë eksperienca juaj në FSHF?
Përvoja në FSHF ka qenë shume e bukur. Jashtëzakonisht sa voluminoze, aq edhe e bukur. Një anë krejtësisht tjetër. Më shërbeu ku gati 2-vjeçar në këtë detyrë. Por jeta e tillë është. Shumë momente të bukura, intensive dhe emocionale kanë përshkuar ecurine time në krye te Departamentit të PR KOMUNIKIMIT në FSHF. Dua ta falenderoj ketu Presidentin Duka për këtë mundësi që më dha në këtë periudhë. Mbështetja e tij ka qenë maksimale, sikundër edhe kujdesi i tij ndaj orientimeve të zyrës për çdo komunikim me publikun. Po kështu dua të evidentoj këtu bashkepunimin ekselent me sekretarin Shulku në të gjithë rrugëtimin tim në FSHF. Ruaj kujtimet më të mira. Dikush me pyeti: A ka ndeshje kthimi? Vështirë, por asnjëherë e pamundur.

3- Prej vitesh tashmë jeni padyshim një ndër figurat e ekranit shqiptar dhe më konkretisht atij sportiv. Në një postimin tuaj në rrjetet social konfirmoni se do të riktheni sërish në ekran këtë herë në kanalin ABC NEWS. Çfarë mund të na zbuloni nga ky projekt I ri?
Kthehem te dashuria ime e vjetër, ekrani. Jo me emrin e deridjeshëm por me nje seri emisionesh të shtrira gjatë javes, ku dy kryesoret janë të hënën dhe të enjten në 22.00. Falenderoj drejtuesit e TV për besimin që më dhanë. Puna ka nisur menjehere. Të enjten jemi onair.

4- Do ta titullonit “Pressing”. Pse ky emër?
Sepse çdo gjë në sport e futboll kryesisht nis me Pressing. Një emër që më ka intriguar shpesh dhe që përfshin e çdo gjë me contentin e programit.

5- Në fushën e gazetarisë keni patur shumë të ftuar, persoanlitet të sportit shqiptar dhe jo vetëm. Cila ka qenë emidioni apo intervista më e këndshmë që është stampuar në memorien tuaj?
Ka shumë. Por përveç daljeve publike me trajnerin e ekipit kombëtar te Europianit në futboll, Gianni De Biazi (italianit më të dashur për të gjithë shqiptarët) që ka qenë dhe mbetet aorta e komunikimit me mediat do te vecoja nje puntate ne studio, direkt pas derbit Partizani-Tirana me dy Presidentët e derbit Demi e Halili. Askush nuk e dinte prezencen e tjetrit. Hahaha. Ka edhe shumË e shume duke mos harruar kurrsesi intervistat me Presidentin Armand Duka me panelet mediatike.


6- Po I ftuari që të ka sikletosur më shumë?
Kush më ka sikletosur më shume? Sdi të them. Jo nuk mbaj mend. Futbolli është një fushë që  ka më tepër alegri në studio.

7- Çfarë do të ketë ndryshe tek emisioni juaj “Pressing” që mund ta ndsh edhe me publikun?
E ftoj publikun sportiv dhe jo vetëm çdo të hënë e të enjtë duke nisur që nga pasnesër (kjo e enjte) të jenë pjesë e skuadrës së “Pressing”. Unë jam gati.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“MOURINHO TEK ROMA NUK ËSHTË TRADHTI”/ Ish-Presidenti Moratti: Conte është një profesionist serioz, por…

Delo.autor

CHELSEA-LIVERPOOL/ Super sfida që premton spektakël në “Stamford Bridge” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Manchester United barazon menjëherë shifrat ndaj Cityt, zbuloni autorin e golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment