Futboll Seria A Sport

PAS DY JAVËSH NË “FRIGORIFER”/Familja Icardi gjen buzëqeshjen: Ditë të lumtura për…

Dy ndeshje, pas javësh të tëra në “frigorifer”, i kanë mjaftuar Mauro Icardit që të rigjejë buzëqeshjen, edhe për faktin se në Genova gjeti një gol të rëndësishëm dhe pak nga pak tifozët po i harrojnë inatet e akumuluara prej muajsh.

Buzëqesh Icardi, buzëqesh edhe bashkëshortja-agjente e tij, Wanda Nara, e cila në emisionin Tiki Taka ishte në humor të shkëlqyer: “Janë ditë të lumtura për ne. Mauro u kthye me gol në një ndeshje të vështirë dhe ishte diçka speciale, një ndër paraqitjet më të mira që kam parë”.

Një lajm i bukur, pas muajsh të tërë batutash ironike, ngacmimesh, provokimesh, bisedimesh me avokat dhe paqes së brishtë.

Në San Siro kundër Atalantës Icardi nuk shënoi, por fitoren më të madhe e arriti me tifozët, sepse ndryshe nga Curva Nord, pjesa tjetër e stadiumit e mbështeti. Për momentin vazhdohet kështu, me synimin për të siguruar sa më shpejt kualifikimin në Champions, ndërsa më pas, në verë, do të rinisin bisedimet dhe ndoshta edhe lojërat mediatike, me ndonjë largim të mundshëm në horizont.

Related posts

E PABESUESHME/ Guardiola apel për tifozët e Liverpoolit: Mos na sulmoni

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Valeta-Kukësi: Cungu bën vetëm 1 ndryshim krahasuar me Pacult (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Arsenal dëshiron ta mbajë me çdo kusht Aubameyang, shikoni si duan ta bindin sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment