Champions League Futboll Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Trajneri i holandezëve: Duam të jemi të guximshëm në fushë, por…

Ajax luan sonte si mik në Angli në gjysëm-finalet e Uefa Champions League.

Para ndeshjes ka folur edhe trajneri i Ajax Eric Ten Hag, i cili ka thënë që ndeshja është e barabartë dhe se Ajax nuk e avantazhuar.

“Ne kemi buxhet 10 milionë euro pasi që luajmë në një ligë më të dobët. Ndërsa ata përfitojnë shuma marramendëse në Premierligë. Po kjo a është e padrejtë?”, thotë holandezi.

49-vjeçari shton se mosha e re në skuadrën e tij nuk do të jetë një arsyetim.

Ai specifikoi se në afatin e verës blenë Daley Blind dhe Dusan Tadic për të rritur eksperiencën në klub.

“Lojtarët e rinj janë pjekur këto dy vite. Kjo si pasojë e numrit të madh të ndeshjeve të luajtura në ligë dhe në gara evropiane. Ekipi është i bashkuar. Ne duam të jemi të guximshëm në fushë, por nuk duhet të jemi naivë.”, ka thënë trajneri i Ajaxit.

“Kemi arritur diçka, por duam ende. Ekipi është i mirë, ne jemi të gatshëm dhe shumë të freskët. Ne mund të paraqitemi mirë.”, shtoi për fund Ten Hag.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk kanë fund problemet ekonomike të Inter-it, del në pah skenari i uljes së rrogave. Ja detajet…

Delo.autor

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mario Mandzukic drejt kthimit në Serie A, nis negociatat me klubin…

Delo.autor

Skena më qesharake e vitit në futboll vjen nga Holanda

Sadik.Autor

Leave a Comment