Futboll Premier League Sport

PAS 5 FITOREVE RADHAZI/ “Topçinjtë” poshten nga Everton dhe rrezikojnë vendin e 4-t

Phil Jagielka, mbrojtësi i Everton që nuk shënonte prej dy vitesh, i ka dhuruar fitoren 1-0 ekipit të tij kundër Arsenal-it me golin e shënuar në minutën e 10-të të ndeshjes së luajtur në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 33-të të Premier League.

Katër golat e fundit që anglezi ka shënuar në Premier kanë ardhur në muajin prill, që duket se është muaji i tij i preferuar. Gjithashtu, në moshën 36 vjeç e 233 ditë, Jagielka është bërë lojtari më i vjetër që shënon gol në këtë sezon të kampionatit anglez.

Arsenal-i i Unai Emery ka pësuar humbjen e parë në Premier pas pesë fitoresh dhe një barazimi. Ky rezultat mund t’i kushtojë vendin e katërt “Topçinjve” në rast se Chelsea do të marrë një fitore nesër kundër West Ham-it në shtëpi.

Related posts

DEBUTON NDAJ JUVES/ Interi ka gati surprizën me një “ish” në derbin e Italisë

Isa.Autor

ZBULON OBJEKTIVIN E “BOMBERIT” POLAK/ Babai i Piatek: Kërkon ta kthejë Milanin në…

Delo.autor

Vllaznia B tris ”Korabit”, Besa bie në Burrel

Sadik.Autor

Leave a Comment