Futboll Seria A Sport

THUMBON GJYKIMIN NË TORINO/ Kapiteni i “Kuqezinjve” “mesazh” Juventusit: Na presin 7 FINALE…

Alessio Romagnoli, kapiteni i Milanit, një ditë pas ndeshjes së humbur ndaj Juventusit në “Allianz Stadium” ka postuar në rrjetet sociale një foto teksa i shpjegon arbitrit prekjen me dorë të Alex Sandros te episodi më i diskutuar i ndeshjes.

Mbrojtësi kuqezi, që gjithashtu u bë protagonist i një sherri me Mario Mandzukic brenda zonës së rreptësisë bardhezi (mund të ishte episod për t’u parë në VAR gjithashtu), ka shkruar: “Eshtë momenti për të nxjerrë krenarinë dhe tërbimin, na presin 7 FINALE dhe duhet të ringrihemi menjëherë”.

Pikërisht fjala “7 FINALE”, e shkruajtur me gërma kapitale mund të jetë edhe një mesazh ndoshta drejtuar Juventusit, duke qenë se janë 7 finale të humbura nga bardhezinjtë në Champions League…

Në anën tjetër, Bakayoko gjithashtu e ka kapur me arbtirat, duke shkruar në frëngjisht se “arbitrat nuk ndoqëm ritmin e ndeshjes”, praktikisht duke thumbuar jo pak gjykimin në Torino.

Related posts

Nuk do ta besoni se cili lojtar ka shënuar më tepër tripleta në vitin 2017

Delo.autor

Te Laçi ka optimizëm, po rikthehet edhe Escuerda

Sadik.Autor

“MERKATO NUK KA PËRFUNDUAR ENDE”/ Maldini jep lajmin surprizë për tifozët e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment